UPDATE/ Franca eliminon Gjermaninë dhe prek finalen. "Gjelat" triumfuan në takimin e vlefshëm për gjysmëfinalet e "Euro 2016" me dy gola të Grizmanit. Me këtë rezultat Franca, e cila është edhe vendi organizator i këtij turneu, do të përballet me Portugalinë në finale.
Pjesa e dytë
Franca kryeson ndaj Gjermanisë në pjesën e dytë me 2 gola të Grizmanit. Sulmuesi shënoi golin e dytë për "gjelat" në minutën e 72' të pjesës së dytë. Një gabim i mbrojtjes gjermane çoi një top në këmbët e Grizmanit në zonën e rreptësisë, që nuk e pati të vështirë të realizonte dopietën e tij në këtë sfidë.
Në minutën e 61´ të lojës trajneri trajneri gjerman aktivizoi Shkodran Mustafin në vend të Boateng. Ky i fundit u dëmtua duke lënë fushën e blertë. Lëv provoi një tjetër zëvendësim pesë minuta më pas, duke futur në lojë Gëcen në vend të Kan. Ndërsa Deshamp iu përgjigj duke futur Kante në vend të Pajesë.
Pjesa e parë
Kur dukej se Ricoli do të vërshëllente mbylljen e pjesës së parë, trajneri italian pa një prekje të topit me dorë nga Shvajnshtajger, duke thënë 11-metërsh në minutën e 45´. Grizman nuk e pati të vështirë të shënonte përballë Nojerit, duke i dhënë avantazhin ekipit të tij.
Zhiru pati një mundësi të artë për Francën pas një aksioni që nisi pas mesit të fushës, duke kapur në befasi mbrojtjen gjermane, por u bllokua nga Hëveds në momentin kur ai do të gjuante drejt Nojerit.
Gjermanët humbën një rast të mirë për gol në minutën e 13´, kur Myler gjuajti në zonën e rreptësisë, por topi u devijua pa rrezikuar kuadratin e Lorisit.
Nga ana e tyre francezët u shfaqen më të rrezikshëm më dhjetë minutat e para. Një aksion i nisur nga krahu i majtë në minutën e 7´, nxorri disi të zbuluar Grizmanin në zonën e rreptësisë, por gjuajtja e tij u devijua nga Nojer.
Ndeshja u zhvillua në një atmosferë elektrizuese në stadiumin "Velodrome" të Marsejës, impiant i cili ka një kapacitet prej 67,354 vendesh.
Arbitër kryesor UEFA ka caktoi italianin Nikola Ricoli, me anësorë Elenito Di Liberatore, Mauro Tonolini, ndërsa pas porte qëndruan Daniele Orsato dhe Antonio Damato. Abritër i katërt është Damir Skomina nga Sllovakia.
Rezultati final:
Gjermani - Francë 0 - 2
Gol: Grizman 45+2´, 72´
Formacionet zyertare:
GJERMANIA (4-2-3-1): Nojer, Kimish, Hëvedes, Boateng, Hektor, Shvajnshtajger, Kros, Kan, Ozil, Draksler, Myler
Trajner: Lëv.
FRANCA (4-2-3-1): Lloris; Sanja, Umtiti, Koshielni, Evra; Pogba, Matuidi; Sisoko, Grizman, Pajet; Zhiru.
Trajner: Deschamp.
strong>Vijon...