UPDATE/ Franca dhe Islanda përballen mbrëmjen e së dielës (ora 21:00) në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalet e "Euro 2016"-ës.
Pjesa e parë
Franca e kthen në seancë stërvitore sfidën çerekfinaliste me Islandën. Fillimisht Zhiru shënoi golin e avantazhit në minutën e 12´ të pjesës së parë, ndërsa Pogba dyfishoi rezultatin pas një goditje me kokë në zonë në minutën e 20´.
Kur dukej se ky rezultat do t'i çonte skuadrat në dhomat e zhveshjes, "gjelat" shënojnë dy gola të shpejtë me anë të Pajesë dhe Grizmanit në minutën e 43´-të dhe të 45´-të.
Islandezët reaguan duke rritur disi presionin e lojës në minutat e para, por pa konkretizuar. Pesha e katër golave në pjesën e parë duket se e bën të pamundur përmbysjen e rezultatit, pasi francezët dominuan edhe me lojën në fushë.
Francezët e drejtuar nga Deshamp janë vendi organizator i këtij europiani dhe shihen si favoritët në këtë takim, ndërsa islandezët pas eliminimit të Anglisë në 1/8-at, pretendojnë për më tej, paçka seuksesit historik që kanë arritur me prezencën e tyre në këto finale.
Kjo është ndeshja e fundit çerekfinaliste. Skuadra që do të kualifikohet në këtë sfidë do të përballet me Gjermaninë më datën 7 korrik. Këta të fundit u kualifikuan një natë më parë pasi eliminuan Italinë me 11-metërsha.
Luhet pjesa e dytë:
Francë - Islandë 5 - 2
Gol: Zhiru 12´, 59´, Pogba 20'/ Paje 43´, Grizman 45´ / Sigthorson 56´, Bjarnason 84´
Oliver Giroud amazing Goal - France 1-0... by endrit-preniqi
Vijon...