UPDATE/ Franca fitoi me rezultatin 2-1 ndeshjen e parë të vlefshme për "Euro 2016". Vendasit dominuan takimin e luajtur në "Stade de France". Edhe pse Rumania vuri disa herë në vështirësi organizatorët e turneut, "gjelat" triumfuan duke marri tri pikë të vlefshme për kalimin e grupit.
Fillimisht, Zhirud shënoi golin e parë për Francën në minutën e 57´ të pjesës së dytë. Miqtë reaguan duke barazuar shifrat në minutën e 65´ me anë të Bogdan Stankut me penallti.
Kur dukej se takimi do të mbyllej me shifrat 1-1, Pajet realizon në supergol pas një goditje të fortë me të majtën nga jashtë zonës së rreptësisë.
Pjesa e parë
Franca dhe Rumania e mbyllën në barazim 0-0 pjesën e parë. Fillimisht, Rumania pati një mundësi të artë për të kaluar në avantazh në minutën e katërt. Një goditje nga këndi u devijua fare pranë portierit Loris, por ishte ndërhyrja vendimtare e këtij të fundit që shmangu golin e disavantazhit.
Franca u kundërpërgjigj në minutën e 12´ me anë të Grizmanit, i cili goditi shtyllën pas një gjuajtje me kokë. Në 30 minutat e para të ndeshjes Franca dominoi në mbajtjen e topit (54% me 46%). "Gjelat" kryesuan si me gjuajtjet në portë, ashtu edhe me goditjet nga këndi.
Rezultati në pjesën e dytë:
Francë-Rumani 2 - 1
Gol: Zhirud 57´, Pajet 89'/ Bogdan Stanku 65´ (me penallti)
Formacionet:
Franca (4-3-3): Lloris; Sagna, Koscielny, Rami, Evra; Kante, Matuidi, Pogba; Griezmann, Payet, Giroud.
Rumania (4-2-3-1): Tatarusanu, Sapunaru, Grigore, Chiriches, Rat, Hoban, Pintilii, Stanciu, Popa, Stancu, Andone.
Goli i Bogdan Stankut me penallti
Antoine Griezmann What Miss! France - Romania... by EarthSavii