Ndeshja e luajtur në stadiumin e Francës "Stade Bollaert-Delelis" pasditen e së shtunës mes Shqipërisë dhe Zvicrës (0-1), u pasqyrua gjerësisht në shtypin e huaj.
Mediat italiane evidentuan në titujt e tyre nisjen jo të mirë që De Biazi bëri me kuqezinjtë në ndeshjen e parë të Europianit, ndërsa ato franceze analizuan takimin duke thënë se "Franca s'ka pse trembet".
Portali francez "20 minutes" shkruan se: "Me ndeshjen Shqipëri-Zvicër s'pamë asgjë më shumë sesa kundërshtarët e ardhshëm të Francës (dhe Franca s'ka asgjë për të t'u trembur )".
Nga mediat franceze "Le Quipe" thekson se "Zvicera i bashkohet Francës".
Për lojën e kuqezinjve shkruan edhe gazeta Italiane "Il Corriere dello Sport", duke thënë se "De Biazi e nis keq".
Ndërsa zvicerania "Blick" mjaftohet vetëm me një video të golit të shënuar nga Shar. "Një gol nga Shar, i sjell fitoren Zvicrës".
Ndërkohë, britanikja "The Mirror", vlerëson lojën e treguar nga kuqezinjtë ndaj Zvicrës. "Shqipëria i bën tifozët krenarë në një humbje emocionale",-thuhet në titullin e saj.