Mijëra tifozë që nuk kanë pasur mundësi të sigurojnë një biletë për në finalet e Europianit që nis pas pak ditësh në Francë, do kenë mundësi të ndjekin ndeshjet e Kombëtares në ekrane gjigandë në sheshet e Tiaranës dhe jo vetëm.
Sheshi " Nënë Tereza " së shpejti do të shndërrohet në një zonë publike ku mundë të ndiqen ndeshjet e "Euro 2016". Punimet kanë filluar që ditën e djeshme dhe pak nga pak " Tirana Fan Zone " është duke marrë formë.
Dy ekrane gjigande prej 84 metra katrorë do të jenë pjesë e kësaj zone, ku të gjithë qytetarët e Tiranës do të kenë mundësi të ndjekin kombëtaren Shqiptare dhe jo vetëm, në rrugëtimin e saj në europian. Kjo zonë e qytetit është përshtatur për të plotësuar të gjitha nevojat e qytetarëve gjatë shikimit të ndeshjeve. Për më shumë ndiqni videon.