Në qendër të kërkimit të Hawes-it janë kuadrot pornografike që ai mori në Bibliotekën Britanike dhe Bodleian ku Kafka ishte abonuar në moshën njëzet vjeçare. Ato shfaqin imazhe të kafshëve që luajnë me fallusin e tyre, krijesa mashkullore si golem që rrokin gjokset e grave me kthetrat e tyre . Por Hawes, i diplomuar në Oksford dhe që jep mësime për shkrimin krijues në Oxford Brookes University, iu përgjigjet kritikave duke pohuar se askush nga ata nuk e ka lexuar librin e tij dhe i akuzon për influencë të “një komploti censure”. Ai tha se nuk ka bërë deklarata se paska zbuluar prirjen e Kafkës për pornografi dhe vizita në shtëpitë publike, por që ka zbuluar se studiuesit e Kafkës kanë vendosur që pothuajse ta injorojnë temën. “Po diskutojmë për një shkrimtar ndaj psikës së të cilit kanë qenë kaq të etur për ta deshifruar. Ata janë zhytur në çdo pusullë që Kafka ka shkruar, në çdo raport sigurimi që ai ka përpiluar ndonjëherë, duke kërkuar të dhëna. Ata nuk kanë vendosur që ta tregojnë këtë lëndë, padyshim, akoma shumë të fshehtë”, tha ai për “Guardian”.
“Pohoj se ka pak mundësi që ky të jetë një zbulim i imi, por sinqerisht jam shokuar kur e pashë për herë të parë, sepse kurrë nuk e kam gjetur në ndonjë biografi akademike të Kafkës. Komploti i censurës së ekspertëve është vërtet zbavitës dhe i këndshëm.” Reagimi irritues ndaj librit të Hawes-it është shtrirë deri tek akuzat për antisemitizëm. Shrivastava tha që Hawes-i ishte shumë më i interesuar në “spekullimin nëse masturbohej apo jo Kafka” se në kërkimin e teorive që shkrimtari hebre, i cili vdiq para Holokaustit, e kishte parashikuar atë. Hawes-i tha që deklaratat për antisemitizëm ishin “mizore dhe të pazakonta ... Holokausti ndodhi pas vdekjes së tij, kështu që është qesharake që të flasësh për këtë aspekt të veprave të tij”. Por, të paktën një kritik gjerman e mirëpret librin e Hawes-it. “Jemi të shokuar dhe të xhindosur, por edhe të lumtur në të njëjtën kohë”, shkruan Ulrich Weinzierl në “Die Welt”. “Më në fund stilisti letrar ranga piedestali i tij... dhe është po aq mëkatar sa ty dhe unë.”
Ato shfaqin imazhe të kafshëve që luajnë me fallusin e tyre, krijesa mashkullore si golem që rrokin gjokset e grave me kthetrat e tyre .
“Më në fund stilisti letrar ra po bie nga piedestali i tij... dhe është po aq mëkatar sa ty dhe unë.”
Gazeta: Shekulli