Fitorja e Francës në kohën shtesë ndaj Shqipërisë është komentuar gjerësisht nga mediat ndërkombëtare.
Shtypi francez foli për kualifikimin "me dhimbje" në minutat e fundit, ndërsa media angleze dhe italiane kanë pasqyruar në titujt e tyre dy golat e Grizmanit dhe Pajes.
Disa nga titujt e mediave ndërkombëtare:
Prestigjiozja "Franc Futboll" lajmëron kualifikimin e Francës me titullin "Blutë kualifikohen, por me dhimbje".
Ndërsa "Le qupie" ka vendosur titullin "Më e mira për në fund".
"Gezzeto.it" e hap me titullin "Grizman dhe Pajet shënojnë në fund, Francë-Shqipëri 2-0".
"The gardian" : "Golat e vonuar të Grizman dhe Pajet çojnë Francën në 16-tshe"
"The Sun": "Francë 2-0 Shqipëri , Grizman dhe Pajet janë heronjtë e organizatorëve të "Euro 2016"
"Corriere dello Sport": "Franca në ekstrem, mund Shqipërinë 2-0 dhe fluturon në raundin tjetër".
"La Republica": "Shqipëria dorëzohet në fund, Franca kalon në raundin tjetër".