France-Shqiperi/ Kombetarja luan me fanellat e bardha (VIDEO)

Francë-Shqipëri/ Kombëtarja luan me fanellat e bardha (VIDEO)

UPDATE/ Franca dhe Shqipëria përballen mbrëmjen e së mërkurës (21:00) në kuadrë të takimeve të dyta finaliste për "Euro 2016" në Grupin A.

13444521_1197197030299628_1558389716_n

20:30
Të dyja ekipet kanë dalë në nxehje. Kjo do të jetë ndeshja e parë që prej 3 vjetësh që Lorik Cana nuk do të jetë në fushë. Cana ka luajtur si titullar për 13 ndeshjet e zhvilluara të kombëtares gjatë 3 viteve.

20:00
Një orë para fillimit të ndeshjes, dy trajnerët respektiv Deshamp dhe De Biazi zbuluan formacionet e tyre për këtë sfidë. Për Francën, Grizman dhe Pogba do të jenë "spektatorë" prej stolit, e njëjta gjë edhe për Xhakën dhe Canën në kampin kuqezi.

13441821_1197196843632980_248271136_o

Cana mungon pas kartonit të kuq që mori në sfidën me Zvicrën. Ndërkohë, hera e fundit që Deshamp ka lënë në stol Grizmanin dhe Pogban ka qenë me Anglinë, ndeshje që ka përfunduar me humbje për "gjelat".

19:30
Kombëtarja Shqiptare ka mbërritur në "Velodrome". Lojtarët dhe stafi përshëndesin tifozët e shumtë. Kombëtarja Franceze ka mbërritur 10 minuta më para.

13453519_1197182393634425_1205757135_o

Pak orë para fillimit të sfidës, kuqezinjtë zunë vendet e para në stadiumin "Valedrome" të Marsejës.

19:00

Shumë fansa janë futur në stadium edhe pse ndeshja ende do 2 orë të fillojë. Kushtet e motit janë përkeqësuar disi dhe shpejtësia e erës ka filluar të rritet.

18:25
Janë hapur dyert e stadiumit "Velodrome" ku Shqipëria dhe Franca sot në mbrëmje do të luajnë ndeshjen e tyre të dytë të "Euro 2016". Tifozët kanë filluar të hynë në stadium dhe nuk raportohen incidente.

13446133_1197154883637176_99492603_o

Foto / Francë-Shqipëri, luhet më parë në "fan-zonë"

15:30
Tifozeria shqiptare po kthehet gjithnjë e më shumë ndër më të vlerësuarat e Euro 2016, duke marrë elozhe të shumta për sjelljen model dhe për dashamirësinë që ka shfaqur ndaj tifozerive të tjera.

Tifoze Marseje2

Shembulli konkret gjatë ditës së sotme ishte edhe një ndeshje futbolli e improvizuar mes tifozëve të Francës dhe atyre të Shqipërisë në "fan-zonën" e Marsejës, në një atmosferë me të vërtetë shumë miqësore.

Tifoze Marseje3

Në mediat franceze, kjo cilësohet si diçka e rrallë, duke marrë për shkas sjelljet e turpshme të tifozerisë angleze dhe ruse pak ditë më parë në të njëjtin qytet.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama