Një kosovar i ka vënë flakën vetes pasi autoritetet franceze të emigracionit i kanë refuzuar lejen e qëndrimit. Lajmi bëhet i ditur nga mediet kosovare, sipas së cilave Besim Z., ka aplikuar për të qëndruar në Francë, por pasi ka marrë përgjigje negative nga autoritetet vendase, është lyer me benzinë dhe ka tentuar të vetëdigjet.
Fatmirësisht kalimtarët kanë arritur ta shpëtojnë atë, por ai ka pësuar djegie të shkallës së tretë. Besimi, 38 vjeç, u shfaq pak pas orës 14:00 të së premtes, në njërën prej zyrave të migracionit, ku pasi mori refuzimin, kreu edhe veprimin e dëshpëruar.
Ky incident ka pezulluar për një kohë të gjatë zhvillimin normal të punës pranë gjykatës në Montro, ku ishin duke pritur vendimin një numër i madh azilkërkuesish nga vende të ndryshme të botës. Çdo vit, kjo gjykatë vendos për fatin e më shumë se 40 000 azilkërkueseve.