Po ngjall jo pak kuriozitet, por edhe polemika, vendimi i një komune në rajonin francez të Oise për “rekrutimin” e disa qindra patave për të detyruar drejtuesit e automjeteve të udhëtojnë me shpejtësi brenda normave të lejuara. Komuna kishte menduar të vendoste gunga artificiale për të detyruar shoferët të ulnin shpejtësinë, por më pas ka ndryshuar mendim.
Kështu drejtuesit e komunës së Villotran kanë blerë qindra rosa, të cilat do të lejohen të lëvizin lirisht nëpër rrugë. Ndërkohë nëpër rrugë do të vendosen tabela që do të paralajmërojnë praninë e shpendëve në rrugë. Lajmi, i cili po bënte xhiron e botës në internet, ka ngjallur jo pak reagime. Ka mjaft skeptik që mendojnë se shoferët e papërgjegjshëm nuk do të ”druhen” nga prania e rosave në rrugë dhe do ti shtypin.