FranceTV Rreziku me i madh i Shqiperise vjen nga Kosova

FranceTV: Rreziku më i madh i Shqipërisë vjen nga Kosova

Në ditën e ndeshjes Francë-Shqipëri, televizioni kombëtar francez "FranceTV", ka publikuar një reportazh të gjatë mbi kuqezinjtë, por jo rreth sfidës së orës 21. Ai përqendrohet te e ardhmja e përfaqësueses kuqezi pas anëtarësimit në UEFA dhe FIFA të Kosovës, e cila mund t'i rrëmbejë një pjesë të madhe të lojtarëve.

8711677

Shqipëria cilësohet si "ekipi i diasporës", i përbërë nga lojtarë ku shumica nuk kanë lindur brenda kufijve kombëtarë. Ndërkohë, saktësohet se problemi kryesor është mungesa e prodhimit nga kampionati shqiptar i futbollit.

Skspertët francezë bëjnë të qartë se nëse lojtarët me origjinë kosovarë do të fillojnë të zgjedhin Kosovën, Shqipëria nuk ka shumë të ardhme. "Ndoshta kjo është arsyeja pse Shqipëria flet kaq shumë për këtë Europian pa folur për të ardhmen e saj. Nuk kuptohet nëse ky brez do të ketë një tjetër pasardhës brenda 10 apo 15 viteve të ardhshme", theksoi eksperti i futbollit ballkanas, Romen Velter.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama