Francesco Becchetti Nuk e di. Ne Shqiperi skthehem. Po pagat e gazetareve?

Francesco Becchetti: Nuk e di. Ne Shqiperi s'kthehem. Po pagat e gazetareve?

Francesco Becchetti vazhdon që të mohojë akuzat për pastrim parash. Megjithatë, ai nuk ka ndërmend që të vijë në Tiranë dhe të përballet me akuzat.

 

“Përse nuk shkoni në Shqipëri për të provuar pafajësinë para gjykatës”- e pyet La Repubblica atë?

 

“Por….(fillon të qeshë) nuk e përjashtoj që prokuroria dhe gjykatat të jenë në dorë të kryeministrit shqiptar”- përgjigjet ai. Pyetjes se si do t’i paguajë kontratat milionere të yjeve dhe gazetarëve që ka, nëse i bllokohen llogaritë, ai i përgjigjet:

 

“Nuk e di, të shohim”. Becchetti thotë se prapa këtij sulmi qendron qeveria, pasi sipas tij, Agon Channel është i vetmi television që nuk i nënshtrohet dhe nuk kontrollohet nga qeveria.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama