Francezët pritet të nderojnë Himnin e Flamurit në ndeshjen Francë-Shqipëri që do të luhet sot në mbrëmje në Marsejë.
Prestigjiozja franceze "Lequipe.fr" ka publikuar një video në të cilin këndohet himni shqiptar, ndërsa teksti shfaqet i përkthyer në frëngjisht.
"Ky himn është krenaria e shqiptarëve dhe më e pakta që Franca mund të bëjë si vend organizator në Europian është të nderojë kundërshtarin e saj.
Gjuha shqipe nuk është një gjuhë e thjesht për t'u mësuar, kështu që ne ju sugjerojmë ta këndoni në formën e karaokes",-shkruan gazeta franceze, ndërsa publikon në gjuhën e saj edhe strofën e parë të Himnit të Flamurit.