Franz Lang Ne Austri sfitohet azil njerezit ta kuptojne mos mashtrohen

Franz Lang: Ne Austri s'fitohet azil njerezit ta kuptojne, mos mashtrohen

Nëndrejtori i policisë së Austrisë, Franz Lang gjatë Asamblesë së Përgjithshme të SEPCA-s që po zhvillohet në Tiranë gjatë një prononcimi për mediat ka folur edhe për azilkërkuesit në Austri, por edhe në vende të tjera të Bashkimit Evropian. Lanz ka theksuar se shumë prej azilkërkuesve janë mashtruar dhe kanë shitur diçka për të grumbulluar paratë e mjaftueshme për të udhëtuar drejt Austrisë apo shtetet e tjera me idenë se do të përfitojnë azil.

Më tej Nëndrejtori i policisë së Austrisë ka kërkuar që njerëzit duhet të qartësohen në mënyrë që të mos bien pre e mashtrimeve.

Gjithashtu ai shprehet se janë identifikuar disa grupe kriminale që trafikojnë njerëzit duke i mashtruar për azil.

“Përpiqemi tua sqarojmë se nuk mund te fitojnë azilin në Austri, Gjermani, apo në shtete të tjera të BE. Ka benefite për disa persona, por jo në këtë kushte kur ka kërkesa masive. Ka trafikantë të qenieve njerëzore të cilët po i shfrytëzojnë, azilkërkuesve u themi që po mashtrohen. Kjo ka ndodhur për azilkërkuesit nga Kosova, të cilët qëndruan për shumë pak kohë në Austri dhe më pas u kthyen. Po kemi identifikuar disa grupe dhe disa i kemi arrestuar, ata marrin para shumta. Ka njerëz të varfër që kanë shitur diçka me idenë se do përfitojnë azilin. Njerëzit duhet ta kuptojnë të vërtetën për azilin. ”- tha  Nëndrejtori i policisë së Austrisë, Franz Lang.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama