Freedom House Shqiperia i vetmi vend ne Ballkan qe permiresoi demokracine

Freedom House: Shqiperia, i vetmi vend ne Ballkan qe permiresoi demokracine

Duke u ndalur tek Shqipëria, “Freedom House” thekson se  krahasuar me një vit më parë, vendi ynë ka shënuar përparim në drejtim të demokracisë.

Freedom House thotë se Shqipëria ishte i vetmi vend në Ballkan që shënoi përmirësim në nivelin e demokracisë në përgjithësi në krahasim me vitin e mëparshëm, falë ndërmarrjes së disa reformave dhe hapave paraprakë në luftë kundër korrupsionit nga qeveria që u zgjodh në vitin 2013. Megjithatë në renditjen e përgjithshme të 7 vendeve të Ballkanit vetëm Bosnja dhe Kosova mbeten pas saj.

Sistemi gjyqësor ende nuk ka demonstruar se merr përsipër ndjekje penale të nivelit të lartë. Gazetaria hetimore është e dobët, pasojë edhe e krimit të organizuar që vazhdon të mbetet shumë i përhapur. Raporti përmend faktin që Shqipëria mori në vitin 2014 statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian, pas tri refuzimeve të mëparshme.

Kosova, vlerësimi i pandryshuar por ulje dhe ngritje në dy kategori

Vlerësimi i përgjithshëm për Kosovën nuk ka ndryshuar nga viti i kaluar, por vendi ka shënuar rënie në kategorinë e kuadrit dhe pavarësisë së gjyqësorit.

Në kategorinë e pavarësisë së medias është shënuar  përparim, falë shtimit të organeve të pavarura të medias dhe gazetarisë investiguese në mediat elektronike.

Megjithatë media në vend vazhdon të vuajë nga problemet që i kanë edhe shumica e vendeve të tjera në rajon, siç janë njëanësia pro-qeverisë në radio-televizionet publike, autocensura e shkaktuar nga presioni editorial nga udhëheqësit politikë dhe pronarët dhe ngacmimet ose sulmet ndaj gazetarëve që zakonisht nuk ndëshkohen.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama