Freedom ajo qe i ben njerezit te lumtur! Po vendet ish-komuniste?

Freedom, ajo që i bën njerëzit të lumtur! Po vendet ish-komuniste?

Kështu shkruhet sot në artikullin “Zhvillimi, liria dhe lumturia në rritje” në revistën e njohur “Perspectives on Psychological Science” (Perspektiva e Shkencës së Psikologjisë).  

 

Autorët kujtojnë se “sekreti i lumturisë është liria (freedom)”. Në fakt studiuesit kanë konfirmuar se nuk janë paratë ato që e bëjnë njeriun të lumtur. Sipas tyre, paratë nuk janë elementi parësor për të bërë një jetë të qetë dhe të lumtur. Lidhjet sociale dhe sidomos ato familjare janë të lidhura ngushtë me mirëqenien individuale. Diçka e tillë të tingëllon banale, por autorët e studimit pohojnë se që pas rënies së komunizmit në vendet e ish-Bllokut Sovjetik gjërat kanë ndryshuar.

 

Kolapsi i atij sistemi ka krijuar kriza ekonomike dhe katastrofa sociale kudo, pavarësisht mbulesës së hekurt që dukej në aparencë. Hapja e mundësive të reja të zgjedhjes ka pasur të njëjtin efekt psikologjik të dobishëm te njerëzit. Nuk është një rastësi që vendet e përfshira në studim tregojnë koeficientin më të lartë të lumturisë, të cilat janë: Moldavia

(2.52), Rumania (2.44), Bullgaria (2.40). “Pas ’81-shit, Rusia përjetoi një liberalizim politik dhe një traumë ekonomike. Ndërkohë që niveli i lumturisë personale ulej, ai i kënaqësisë (materiale) në jetë zvogëlohej gjithnjë e më shumë”, thonë studiuesit.

 

Një tjetër shembull i ngjashëm është ai i hungarezëve, të cilët janë shumë të kënaqur nga cilësia e jetës. Bjellorusia tregon të kundërtën: së bashku me Serbinë është i vetmi vend ish-socialist ku lumturia e njerëzve nuk ka pësuar ndryshime, as nuk është rritur, as nuk është ulur. Por, edhe pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, qeveria e Minksut është e vetmja që ka mbetur një diktaturë totalitare.

 

Në listën e gjatë të “Ëorld Value Survey” bën pjesë edhe Kina, ku niveli i lumturisë së saj është më i ulëti në krahasim me gjithë vendet e tjera të botës, edhe pse pas 20 vjetësh, rritja ekonomike është dyfishuar. Është për t’u çuditur, që pas 8 vjetësh, Vladimir Putin dhe rusët janë “më të kënaqurit nga jeta”, por më pak të lumtur se në kohërat e trazuara të Boris Jelcin.

 

Gjithsesi, shkrimi nuk fokusohet vetëm te rastet e Evropës Perëndimore. Studimi i tyre është global, përfshin 90 shtete që mbulojnë nëntë të dhjetat e popullsisë botërore dhe bazohet te 350 intervista të “Ëorld Value Survey”. Pyetjet, të cilat janë gjithmonë të njëjtat nga Ukraina në Kinë, nga Afrika subsahariane në Shtetet e Bashkuara, i shtyjnë të intervistuarit të përcaktojnë nivelin e “lumturisë” dhe “kënaqësisë në jetë” (ose mirëqenien). E para kuptohet si shprehje e gjendjeve shpirtërore, e dyta lidhet me kushtet e zhvillimit ekonomik.

 

Tabelat tregojnë se si në 52 vende të botës (nga viti 1981 deri në 2007-ën) mirëqenia individuale është rritur në 40 raste dhe është zvogëluar vetëm në 12. Mesatarisht, kuota globale e vendeve që cilësohen si “shumë të lumtur” është ulur me 7 për qind. Në Itali, në vitin 1981 lumturia ka qenë 10 për qind, në 1999 u rrit 18 për qind, ndërsa në 2007-ën u ul në 16 për qind  në Francë, në 1981 ka qenë 19 për qind, 36 për qind në 1999 dhe 31 për qind në 2007.


Gazeta: Shekulli

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama