Frika dhe stresi lexohen permes gjakut

Frika dhe stresi lexohen permes gjakut
Çfarë mund të na thotë një rruazë e kuqe gjaku për personin? Më shumë se sa mund të imagjinohet, të paktën sipas ekspertëve ‘të leximit të gjakut’. Ata thonë se gjaku na tregon për zakonet e të ngrënit, nevojat tona, frikën dhe stresin. ‘Në fakt në gjak, rrëfejnë ekspertët, ose në qelizat që e përbëjnë atë është e shkruar ekzistenca e një personi’. Mjafton të dish të lexosh rruazat e kuqe të gjakut të tipit Ph, të cilat janë të lidhura me mirëqenien.

Mikrobiologu amerikan, Robert Young i njohur për studimet e tij për dietën alkaline në një prezantim në Romë do të bëjë një test gjaku të një vullnetari përmes së cilit do të tregojë qelizat e kuqe dhe domëtheniet e tyre. Ai përmes analizës zbulon zakonet e keqia të të ngrënit dhe stresin e një personi. Po ashtu nëpërmjet gjakut mund të evidentohet frika e një individi. Eksperti do të tregojë sesi një dhimbje në një zonë të veçantë të trupit lidhet me frikën që ndiejmë. Young ka shtuar se trupi ynë flet për ne, fytyra, veshët, duart, zëri, sjellja na tregojnë sesi të largojmë problemet sesi të triumfojmë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama