Frika nga SIDA emigrantet analiza para kthimit ne shtepi
- Botuar: 14 vite më parë
- Shkruar nga:
Nderkohe qe prej muajit korrik ka nisur qe ne te gjitha qendrat ku kryhen falas analizat, te rritet fluksi i kerkesave per diagnostikime. Pjesa derrmuese jane emigrante. Te njejten gje pohojne infeksionistet prane Spitalit Infektiv dhe ISHP. “Me ardhjen e emigranteve, kemi nje rritje deri ne 10% te analizave krahasuar me muaj me pare. Nga sa duket, ka te beje me friken nga seksi i pambrojtur i kryer prej tyre ne vendet ku ata punojne. Nje pjese i bejne edhe thjesht per kulture, pasi ndryshe nga Shqiperia ne vendet e BE-se meshkujt dhe femrat kryejne te pakten njehere ne vit analizat per virusin HIV”, thone specialistet e Institutit te Shendetit Publik. Ata pohojne se eshte nje analize mjaft e thjeshte, por qe jep siguri jetike per personin dhe te gjithe ata qe e rrethojne. “Muaji korrik dhe gusht gjithnje kane pasur numer me te larte ekzaminimesh, por kete vit verehet nje tendence rritjeje edhe me e madhe”, thone mjeket infeksioniste. Nderkaq, burime nga Spitali Infektiv, te cilat nuk duan te behen publike, sqarojne se ne radhet e te prekurve nje pjese e mire jane pikerisht emigrante, te cilet e kane marre virusin jashte vendit tone. Ndaj bejne apel per seks te mbrojtur. “Stina e veres njihet edhe si stina e flirtimeve dhe ndodh qe te neglizhohet perdorimi i prezervativeve. Por, me shume se asnjehere tjeter, duhet bere kujdes pikerisht nga keto lloj marredheniesh, pasi, nese seksi nuk eshte i mbrojtur, risku per te marre nje sere semundjesh infektive eshte shume i larte”, sqarojne mjeket infeksioniste. Specialistet e Institutit te Shendetit Publik bejne apel per me shume ndergjegjesim ne kryerjen e analizave. Sipas tyre, mosha e te prekurve varion nga 27-40 vjeç, çka tregon se behet fjale per popullaten aktive. “Edhe pse sot ne te gjitha rrethet e vendit ekzistojne qendra ku ekzaminimet kryhen falas, numri i personave qe shkojne vullnetarisht eshte teper i ulet. Mund te llogarisim se rreth 3% e popullsise mund t’i kete kryer, nderkohe qe numri i te infektuarve eshte disa here me i larte se shifrat zyrtare”, pohojne specialistet. Nga te dhenat e ISHP-se, rezulton se rreth 71% e rasteve te reja me SIDA mesojne rastesisht per semundjen. Ata drejtohen ne spital per shqetesime te tjera me shendetin dhe pas analizave, rezulton se jane te infektuar me virusin e rrezikshem. Vetem 7% e rasteve jane paraqitur vullnetarisht prane ISHPse apo Spitalit Infektiv. Rreth 53% e rasteve jane diagnostikuar ne stadin AIDS, fakt ky qe thekson edhe nje here per nje diagnostikim te vonshem te kesaj semundjeje.
STATISTIKA
447 persona jane zbuluar si te infektuar me
virusin HIV ne vendin tone pas viteve ’90. Specialistet
thone se numri eshte disa here me i madh
3 per qind e popullsise ka kryer analizat per
virusin HIV. Nderkohe, mungon ndergjegjesimi per
kryerjen e analizave
92% e te infektuarve e kane marre semundjen
ne rruge seksuale
81% e kane marre virusin ne rruge
heteroseksuale dhe 11% homo-biseksuale
65% e rasteve i perkasin grupmoshes 25-45
vjeç, nje grupmoshe seksualisht aktive
70% e rasteve jane meshkuj dhe 30% e tyre
jane femra
53% e rasteve jane diagnostikuar ne stadin
AIDS, fakt ky qe thekson edhe nje here per nje
diagnostikim te vonshem te kesaj semundjeje