Frika nga sulmet terroriste ne Turqi gruaja mban peng Ramen

Frika nga sulmet terroriste në Turqi, gruaja mban peng Ramën

Transferimi i Valdet Ramës në Turqi ka ndeshur në një pengesë shumë të madhe, gruan e tij. Futbollisti është gati të firmosë një kontratë dyvjeçar me një klub turk, por bashkëshortja i ka krijuar pengesa, pasi i frikësohet sulmeve të mundshme terroriste.

Valdet Rama ne ndeshjen miqesore ndaj Rumanise

Valdet Rama ne ndeshjen miqesore ndaj Rumanise

Sipas mediave turke, Rama gjendet prej dy ditësh në Turqi ku është takuar me drejtuesit e Balikesirspor. Palët kanë rënë dakord për anën ekonomike të marrëveshjes dhe futbollisti dukej gati për të hedhur firmën e tij në kontratën dyvjeçare që i ka ofruar klubi.

Por në fund, Rama ka vendosur që të shtyjë firmën në kontratë, i penguar për ta bërë një gjë të tillë nga bashkëshortja e tij, e cila nuk dëshiron të jetojë në një vend ku ekziston rreziku konkret i sulmeve terroriste.

Futbollisti ka kërkuar pak kohë të mendohet dhe klubi i Ligës së Parë turke është i gatshëm ta presë, i bindur se afrimi i mesfushorit mund ta ndihmojë për t'u ngjitur në elitën e futbollit turk.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama