Njerëzit vështirë e ndërpresin lidhjen. Ndonëse janë të bindur se kanë harxhuar mjaft emocione, mundim dhe kohë, megjithatë shpresojnë se dashuria e tyre do të mbijetojë. Ndonëse në thellësi të vetvetes e dinë se lidhja është e keqe, shumica nuk kanë guxim të mjaftueshëm të ballafaqohen me vetminë e cila pason pas divorcit, kështu që pajtimi u duket si zgjidhje më e mirë.
Mund të ndiheni e vetmuar edhe nëse jeni vetëm, por njësoj do të ndiheni, mbas edhe më keq, edhe nëse jeni në lidhje me person të gabuar! Problemi te çiftet e tilla qëndron në refuzimin për të gjykuar në këtë mënyrë, kështu që kurrë nuk i zgjidhin problemet e tyre, ngase në mënyrë panike i frikohen vetmisë. Rrezikut më të madh i nënshtrohen "optimistët e përhershëm", të cilët mendojnë se me kalimin e kohës do të kenë sukses që ta ndryshojnë partnerin dhe t'ia përshtatin shijes së vetvetes. Natyrisht, kjo nuk pi ujë, sepse, zakonisht, ana tjetër nuk dëshiron të ndryshojë.