Frike nga largimi Barcelona kujtohet te mbroje publikisht Mesin

Frikë nga largimi, Barcelona kujtohet të mbrojë publikisht Mesin

Lajmet e fundit se babai i Lionel Mesit është takuar me presidentin e Çelsit, Roman Abramoviç, kanë tronditur Barcelonën. Drejtuesit më të lartë të klubit, të akuzuar se kanë qendruar neglizhentë gjatë gjithë kohës kur ylli argjentinas po përballej me gjyqet e njëpasnjëshme në Spanjë dhe ishte në qendër të vëmendjes për gjërat e gabuara, janë zgjuar dhe më së fundmi kanë dalë publikisht në mbrojtje të futbollistit.

14679994772420

Nëpërmjet një postimi në Twitter, presidenti i klubit katalanas, Josep Maria Bartomeu, i dha më në fund një mesazh mbështetjeje lojtarit.

°Leo, kush të sulmon ty, sulmon Barcelonën dhe historinë e saj. Do të të mbrojmë deri në fund. Gjithmonë bashkë", ishin fjalët e drejtuesit katalanas, i cili kishte qenë shumë indiferent ndaj asaj që po ndodhte me yllin e skuadrës së tij.

Megjithatë, mediat spanjolle insistojnë se Mesi po mendon seriozisht largimin, edhe për faktin se klubi nuk po i bën rinovimin e shumëpërfolur të kontratës.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama