Frike nga percarja nje stuhi diellore po godet Token

Frike nga percarja, nje stuhi diellore po godet Token
Toka është duke u goditur nga një stuhi grimcash diellore, të cilat mund të prishin rrjetet e energjisë, navigimin satelitor dhe rrugët e avionëve. Stuhia- më e madhja në pesë vjet- do të bombardojë fushën magnetike të Tokës gjatë ditës së enjte. Efektet do të jenë më intensive në rajonet polare, dhe avionet këshillohen që të ndryshojnë koordinatat e fluturimit për të shmangur këto fusha.

Veprimtaria e Diellit rritet dhe bie nëpër një cikël 11-vjeçar, dhe në muajt e fundit është një rritje e shpërthimeve diellore që shkaktojnë stuhitë aktuale. Cikli pritet të arrijë kulmin në vitin 2013. Grimcat diellore kanë në përbërje gaz dhe lëvizin me një shpejtësi 2.000 km për sekondë. Gazi në përbërje të grimcave të ngarkuara mund të ndikojë në satelitët dhe do të sulmojë me një stuhi gjeomagnetike fushën mbrojtëse magnetike të Tokës, thonë ekspertët për  BBC-në.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama