Anglezët duket se nuk po e bëjnë gjumin e qetë. Nuk është fjala për "Brexit", votën pro daljes nga Bashkimi Europian, por për kombëtaren e drejtuar nga Roi Hoxhson.
"Ai dhe futbollistët thonë se ndihem shumë mirë në hotel, përveç disa zhurmave që dëgjojnë gjatë natës. Me siguri, për momentin anglezët i tremb fantazma e shefit se sa Islanda, kundërshtarja e radhës në 1/8-at e Europianit",-shkruajnë mediat e huaja.
Hoteli në të cilin është akomoduar ekipi britanik ka një histori 400 vjeçare. Në kohën e Luigjit të XIV, shefit të kuzhinës Francois Vatel i shkoi keq gjatë një shërbimi në menunë e tij dhe më pas vrau veten.
Mediat e huaja shkruajnë se fantazma e tij ndodhet ende në atë hotel dhe ky duket se është shkaku i zhurmave gjatë natës në hotelin "L'Auberge du Jeu de Paume".