Frikerat e medha te lidereve te medhenj

Frikërat e mëdha të liderëve të mëdhenj
Jemi mesuar t’i shohim si njerez te medhenj qe drejtojne vende jo shpesh here konformiste. Disa jane dhe diktatore e kjo na ben t’i perfytyrojme si te patrembur e gati te perballen me gjithçka. Por nje prej diktatoreve me te njohur te botes, Kim Jon Il ne fakt eshte i mbushur me paranoja e fobi. Ai nuk pranon kurre te fluturoje me avion dhe eshte gati te shkoje deri ne Kine me tren vetem qe te mos udhetoje ne ajer. Po ashtu, lideri libian Qaddafi ka fobi aq te theksuar nga ambientet e mbyllura sa eshte gati te ngreje tenden kudo, per te mos fjetur ne dhoma qe kufizohen nga mure.

Kjo preference ka ngaterruar me qindra here zyrat e protokollit ne gjithe boten mbare, veçanerisht ne Paris, kur Qaddafi ngriti tenden e tij per nje jave rresht ne vitin 2007. Kur mori pjese ne takimin e Asamblese se Pergjithshme te OKB-se ne vitin 2009, Qaddafi u perpoq pa sukses te ngrinte tenden ne tre vende te ndryshme ne Nju Jork, duke perfshire dhe nje toke ne pronesi te Donald Trump. Se fundmi, Qaddafi u detyrua ta ngrinte tenden ne ambasaden libiane. Ndersa kancelaria gjermane ka nje frike te theksuar nga qente. Kur ishte femije kancelarja gjermane Angela Merkel eshte kafshuar nga nje qen, duke u infektuar perjete me friken ndaj ketyre kafsheve. Frika e Merkel eshte e njohur boterisht, e madje eshte perdorur dhe kunder saj.

Kryeministri rus, Vladimir Putin, i cili eshte mjeshter i diplomacise psikologjike eshte perpjekur te fitoje avantazh disa here nga frika e Merkel. Ne vitin 2006, kur ishte ai ishte president ai çuditi diplomatet gjermane duke i bere dhurate kancelares nje qen te vogel dhe e kishte zakon qe te mbante qenin e tij labrador, Koni, ne zyre gjate takimeve te tyre. Pasardhesi i tij, Medvedev nuk e praktikon kete zakon. George e. Bush mund te duket si nje djale ferme, por atij i mungon nje detaj per te qene plotesisht i tille. Veshja tipike prej djali jugu e Bush dhe deshira e tij per te prere shkurret ne fermen e tij ne Teksas e kane ndihmuar ate te krijoje imazhin e nje kauboji. Por stili i jeteses se ketij kauboji nuk arrin deri tek kalerimi. Ne librin e tij te kujtimeve, ish-presidenti meksikan Vicente Fox kujton se i ka ofruar Bush nje shetitje me kalin e tij te dashur Dos de Julioi dhe eshte habitur kur Bush “u largua i trembur nga kali”. Fox e kuptoi se Bush nuk deshironte te ngjitej mbi nje kafshe qe nuk ndalon kur shkel frenat e me pas e cilesoi presidentin.

KIM JONG IL
Aerofobi - Frika nga fluturimi

Arsyeja e frikes: Kesaj jave lideri i Korese Veriut udhetoi drejt Kines per t’u takuar me lideret kineze. Dhe siç ben zakonisht, Kim udhetoi me tren. Lideri i madh nuk fluturon thuajse kurre sepse ka nje fobi te jashtezaknshme nga fluturimi, e cila vjen nga nje aksident me helikopter ne vitin 1976, ku ai u plagos rende. Paranojaku Kim nuk ka shume mundesi per te udhetuar jashte vendit te tij gjithsesi, por ai ka udhetuar deri ne Moske me trenin e tij personal. Vargani i tij hekurudhor ka 90 lokomotiva dhe perdoret per ta çuar ate ne kompleksest e tij sekrete nentokesore.

MUAMMAR al-QADDAFI
Klastrofobi – Frika nga vendet e mbyllura

Arsyeja e frikes: Lideri libian eshte jashtezakonisht ne siklet nese i duhet te qendroje ne hapesira te mbyllura dhe preferon te rrije jashte ne tenda te stilit beduin, me mire se ne hotele kur udheton. Kjo preference ka ngaterruar me qindra here zyrat e protokollit ne gjithe boten mbare, veçanerisht ne Paris, kur Qaddafi ngriti tenden e tij per nje jave rresht ne vitin 2007. Kur mori pjese ne takimin e Asamblese se Pergjithshme te OKB-se ne vitin 2009, Qaddafi u perpoq pa sukses te ngrinte tenden ne tre vende te ndryshme ne Nju Jork, duke perfshire dhe nje toke ne pronesi te Donald Trump. Se fundmi, Qaddafi u detyrua ta ngrinte tenden ne ambasaden libiane.

ANGELA MERKEL
Sinofobia – Frika nga qente

Arsyeja e frikes: Kur ishte femije kancelarja gjermane Angela Merkel eshte kafshuar nga nje qen, duke u infektuar perjete me friken ndaj ketyre kafsheve. Frika e Merkel eshte e njohur boterisht, e madje eshte perdorur dhe kunder saj. Kryeministri rus, Vladimir Putin, i cili eshte mjeshter i diplomacise psikologjike eshte perpjekur te fitoje avantazh disa here nga frika e Merkel. Ne vitin 2006, kur ishte ai ishte president ai çuditi diplomatet gjermane duke i bere dhurate kancelares nje qen te vogel dhe e kishte zakon qe te mbante qenin e tij labrador, Koni, ne zyre gjate takimeve te tyre. Pasardhesi i tij, Medvedev nuk e praktikon kete zakon.

GEORGE e. BUSH
Ekinofobia – Frika nga kuajt

Arsyeja e frikes: Veshja tipike prej djali jugu e Bush dhe deshira e tij per te prere shkurret ne fermen e tij ne Teksas e kane ndihmuar ate te krijoje imazhin e nje kauboji. Por stili i jeteses se ketij kauboji nuk arrin deri tek kalerimi. Ne librin e tij te kujtimeve, ish-presidenti meksikan Vicente Fox kujton se i ka ofruar Bush nje shetitje me kalin e tij te dashur Dos de Julioi dhe eshte habitur kur Bush “u largua i trembur nga kali”. Fox e kuptoi se Bush nuk deshironte te ngjitej mbi nje kafshe qe nuk ndalon kur shkel frenat e me pas e cilesoi presidentin amerikan si nje “kauboj fals”.

THAN SHeE
Okultizmi

Arsyeja e frikes: Paranoja astrologjie ka histori te gjate mes lidereve te Birmanise. Ish-diktatori ushtarak Ne ein njehere e ndryshoi kartmonedhen 100-kiat me ate 90-kiat sepse mendonte se ky ishte numer me me fat. Por lideri aktual, Than Shee e çoi kete lloj praktike ne nje nivel krejtesisht te ri ne vitin 2006, kur ai e zhvendosi kryeqytetin e vendit nga qyteti me i madh i Birmanise, Janong ne moçalin xhunglor te Naipidaut perpara se uji ose elektriciteti te ishte instaluar. E gjithe kjo ndodhi per arsyen se astrologu i tij i kishte thene se ylli i tij ishte ne renie dhe qeveria do binte nese ai nuk levizte nga aty ku ishte.

Veset dhe frikerat e njerezve te famshem ne histori

Abraham Linkoln

Presidenti i 16-te i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Abraham Linkoln eshte i njohur si nje nga lideret me te medhenj te ketij vendi. Gjithashtu ai eshte i njohur dhe per kapelen e tij te gjate qe s’e hiqte asnjehere. Kjo kapele eshte e njohur sepse ai e kishte zakon qe aty te mbante nje sere gjerash si letra, fatura, vula, lapsa etj.

Karli II

Mbreti i Britanise se Madhe, Karli II, i cili e udhehoqi vendin ne vitet 1660-1685 kishte nje zakon mjaft te çuditshem dhe interesant. Ai mblidhte pluhur nga mumjet e faraoneve te Egjiptit dhe e perhapte ate ne lekuren e tij. Duke bere nje gje te tille ai mendonte se mund te perftonte “madheshti te lashte” nga ato te faraoneve egjiptiane.

Enrico karuso

Kengetari i madh i operas Enrico Karuso, i cili vdiq ne Napoli ne moshen 48 vjeçare perveç se nje tenor i pakrahasueshem ishte dhe nje supersticioz po me te njejtat permasa. Ai konsultohej me nje astrolog sa here i duhej te bente udhetime pertej oqeanit. Perveç kesaj ai nuk nisej asnjehere per udhetim diten e marte ose te premte sepse sipas supersticioneve keto dite jane ters.

Vagner

Sa here qe kompozitori gjerman Vagner, udhehiqte orkestren e muzikes se drejtuar nga Felix Mendelson, ai mbante veshur dorashka. Pas performances, Vagner i hiqte dorashkat dhe i perplaste ne toke qe te merreshin nga nje pastrues. Kjo sjellje vinte si pasoje e faktit se Mendelsoni ishte hebre dhe Vagneri ishte anti-semit.

Volteri

Pothuajse asgje nuk e mposhti dot shkrimtarin dhe filozofin francez, Volterin. Madje as edhe nje muaj burg ne Bastije ne vitin 1717. Asgje, perveç asaj qe shume njerezve u duket si aroma me e embel ne bote, aroma e trendafilave. Sa here Volteri nuhaste nje arome te tille atij i binte te fiket menjehere.

Andersen

Nje prej shkrimtareve me te famshem te perrallave per femije e te rritur, Hans Kristian Andersen kishte nje frike te tmerrshme se mund ta deklaronin te vdekur dhe ta varrosnin te gjalle. Ai pothuajse gjithnje mbante me vete ne xhep nje leter ku shkruante se kushdo qe mund ta gjente pa ndjenja nuk duhet te supozonte se ai ishte i vdekur derisa te ekzaminohej gjeresisht nga mjeket.

Fobite me te çuditshme te njerezve te njohur

Johnny Depp
Clourofobia: Fobia nga klounet

“Ka diçka tek ato fytyrat e lyera dhe buzeqeshja false. Duket sikur ka gjithnje diçka te erret qe fshihet pas siperfaqes, mundesia per diçka te keqe”, thote Depp per objektin e fobise se tij, klounet.

Sigmund Freud
Siderodromofobia: Fobia nga udhetimi me tren

Gjate nje udhetimi nga Freibergu, treni kaloi nga Bresla, ku Freud pa motoret e gazit per here te pare. Kjo e beri ate te mendonte per shpirtrat qe digjen ne ferr dhe e beri te vuante nga frika e udhetimit me tren.

Howard Hughes
Mysofobia: Fobia nga mikrobet

Thuajse ne fund te jetes se tij, ai shtrihej i zhveshur ne krevat, ne dhomat e erreta te hoteleve, te cilat i konsideronte si te pastra nga mikrobet. Ai vishte qese letre ne kembe per t’u mbrojtur nga mikrobet.

Marilyn Monroe
Agorafobia: Fobia nga publiku ose ambientet e hapura

Eshte e çuditshme qe nje aktore te vuaje nga frika e te qenit ne publik, por ja qe eshte e vertete. Marylin Monroe vuante nga nje fobi e tille. Edhe aktorja tjeter bionde, Kim Basinger po ashtu vuan nga kjo fobi.

Billie Bob Thorton
Panofobia: Fobia nga mobiljet antike

“Mbase ka te beje me ekzistencen e nje jete te shkuar, ku me kane vrare me nje karrige te vjeter”, i tha Thornton, Oprah Winfrey-t, duke i shpjeguar friken e tij nga mobiljet antike. “Nuk e di pse, por frika ime eshte serioze”

Alfred Hitchcock
Ovofobia: Fobia nga vezet

Teksa filmonte “The Birds”, aktorja Susan Pleshette iu desh te perballej gjithe kohes me asistenten e Hitchcock qe i thoshte qe te mos mbante cigare ose veze sepse ai i urrente cigaret dhe vezet.

John Madden
Aerofobia: Fobia nga fluturimi

Si komentator sportiv, John Madden-it i duhet te udhetoje shume shpesh. Por ai vuan nga nje fobi, e cila nuk prek pak njerez. Fobia nga fluturimi. Ai udheton kudo me autobus.

Christina Ricci
Botanofobia: Fobia nga lulet e ambienteve te brendshme

Aktorja Ricci shprehet se ka frike nga lulet e ambienteve te brendshme. “Ato jane te pista”, thote ajo. “Nese prek nje te tille rastesisht tmerrohem”, shprehet Ricci mbi fobine e saj aspak te zakonshme.

Madonna
Brontofobia: Fobia nga bubullimat

Madona perveç se eshte nje prej kengetareve me te famshme ne bote, me nje stil shume te veçante, vuan gjithashtu nga nje fobi aspak e zakonshme. Brontofobia, eshte frika nga bubullimat.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama