Frroku Tahiri Nuk kishte ndalim ligjor. Berisha E liruat per te blere votat e Pukes

'Frroku', Tahiri: Nuk kishte ndalim ligjor. Berisha: E liruat per te blere votat e Pukes

Gjatë seancës plenare në Kuvend, Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri ka ndaluar të sqarojëq edhe situatën rreth arratisjes së Arben Frrokut, për të cilin është shpallur kërkim ndërkombëtar pas vendimit të Gjykatës së Apelit me burgim të përjetshëm, që e akuzon për vrasjen e komisar Lamajt.

“Dua të bëj edhe një sqarim për dy deklaratat e fundit lidhur me shtatsin Frroku që është larguar nga Shqipëria, medemek se i hapi rrugën  Edi Rama. Pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, që e dënoi për vrasjen e komisar Dritan Lamaj. Pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, sipas së cilit shtetasi ishte i pafajshëm dhe si i tillë i lirë,  zotëria në fjalë nuk kishte asnjë ndalim ligjor për të lëvizur lirshëm brenda apo jashtë vendit.  Në pikën kufitare, në kufirin shqiptar  ky shtetas është regjistruar në regjistrin manual sepse tims nuk funksiononte. Regjistri është aty dhe mund të shihet. Nëse PD ka ankesë mund ti drejtohet prokurorisë. Po keni ndonjë merak shkoni verifikohen. Policia ka bërë verifikimin e statusit e shtetasit dhe pasi është verifikuar është lejuar të udhëtojë. Po kështu është bërë ndalimi në një pikë kufitare jashtë Shqipërisë, ku policia e atij shteti ka komunikuar me Interpol Tirana, e cila pas komunikmit me Prokurorinë,  i ka kthyer përgjigje atij shteti se nuk ekzistonte asnjë bazë ligjore për ta ndaluar atë person. Pavarësisht nxitjes për ta konsideruar edhe këtë në çështje elektorale më vjen keq që është një konfirmimin i vullnetit tuaj për të bërë pis një proces zgjedhor duke sajuar skenar spekulativ që vetëm ju jeni të denjë për ta bërë”, – tha Tahiri.

Berisha: E luruat për të blerë votat e Pukës dhe e dërguar në Kubë

Deputeti i Partisë Demokratike, Sali Berisha në deklaratën e tij e tij të parë në Kuvend pas zgjedhjeve të 21 qershorit e ka cilësuar këtë seancë parlamentare si funeralin e zgjedhjeve të lira e demokratike të cilët sipas tij janë shkatërruar përfundimisht nga klika mafioze e Ramës dhe Metës.

Berisha e nisi fjalën e tij duke thënë se gjëja e parë që i shkoi në mend pas këtyre zgjedhjeve ishte të digjte mandatin e deputetit përpara kuvendit për të treguar se tashmë zgjedhjet demokratike janë shkatërruar përfundimisht në Shqipëri.

“Po hyjmë në këtë sallë si në një funeral, funeralin e zgjedhjeve që një klikë i shkatërroi në mënyrë përfundimtare, preku dhe rrënoi me të gjithë mekanizmat e shtetit mafioz dhe mafies shtetërore çdo parim të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Jam i vetëdijshëm se krenarëve që i dhanë edhe goditjen e fundit demokracisë kjo nuk pëlqen”, tha Berisha.

Berisha akuzoi kryeministrin se pavarësisht deklaratave të përfaqësuesve ndërkombëtarë, përfshirë edhe ambasadorin amerikan në Tiranë, ka kandiduar në bashkitë e vendit me dhjetëra persona me precedentë të theksuar kriminalë.

“Këto zgjedhje si kurrë ndonjëherë u udhëhoqën nga vota e krimit. Edi Rama, meduza i krimit shtetëror emëron në Kavajë, në Krujë e në bashki të tjera me dhjetëra kriminelë të damkosur për drogë prostitucion, vrasje. Kurrë ndonjëherë nuk ka ndodhur të përballet vota qytetare me votën e krimit.
Ndërkombëtarët u ngritën jo në mbrojtje të partive, por të interesave të qytetarëve. Ambasadori i SHBA mori dosjet dhe ua dorëzoi kryetarëve të partive listat me kandidatët me të shkuar kriminale, por Edi Rama nuk pyeti as për ta”, tha Berisha.

Berisha ka akuzuar mazhorancën se liroi nga burgu Arben Frrokun, personin që vrau komisarin Dritan Lamaj, të cilin siç tha, policia e qeverisë së tij e kapi brenda 24 orësh dhe e vuri prapa hekurave, për të blerë vota në Pukë dhe me të mbaruar misionin, e nisën në Kubë.

“Ata që shani ju e kapën brenda 24 ore Frrokun dhe e liruat ju për të blerë votat në Pukë dhe e nisët në Kubë. Shpirti i komisarit të vrarë do ju ndjekë nga mbrapa”, tha Berisha.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama