Frroku perballet me deshmitarin kyc

Frroku perballet me deshmitarin kyc

Ka nisur sot, nën masa të rrepta sigurie  seanca gjyqësore ndaj Arben Frrokut, të akuzuarit kryesor për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj. Në seancën që po zhvillohet me dyer të mbyllura, është paraqitur dëshmitari kyç, pas shumë seancash të shtyra për mungesën e tij.

Dëshmitari i mbrojtur Vladimir Vladi, që është shfaqur për herë të parë në procesin gjyqësor ndaj Arben Frrokut, pritet të dëshmojë në lidhje me vrasjen e Lamajt, ku pretendon se ka parë autorin e vrasjes së tij.

Vetë  Frroku, “u dorëzua” duke bërë publik emrin e dëshmitarit dhe fakte të shumta në lidhje me personin që pretendohet se po e mban pas hekurave biznesmenin. Ai bëri me dije se e njihte Vladin, prej vitesh dhe se ishte një person me të shkuar të errët, dhe që i kishte borxhe.

Në 15 shtator, dëshmitarit iu vendos një sasi eksplozivi në automjetin e tij, por fatmirësisht eksplozivi u zbulua gjatë kohës që ai dërgoi makinën në një servis në zonën e Don-Boskos.

Ndërkohë, në seancën e fundit ndaj Frrokut, e cila zgjati 3 orë pavarësisht mungesës së dëshmitarit, avokati i biznesmenit të pandehur, tha se  dëshmia e Vladit nga organi i akuzës është marrë me shkelje ligjore, ndaj Prokuroria nuk mund ta përdorë si provë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama