Frutat gruri vaji produktet me te medha te importit shqiptar

Frutat, gruri, vaji, produktet me te medha te importit shqiptar
Çdo ditë në tryezat tonë pjesën më të madhe të ushqimeve, të cilat konsumojmë janë të importit dhe jo të prodhimit vendas. Një pjesë e mishit, djathit, makaronave, orizit, verës, cigareve, ëmbëlsirave e gjithçka tjetër janë produkte që i marrim nga shtete të ndryshme. Por pakkush e di që edhe shumicën e frutave e disa perime janë të importit dhe jo të vendit. Mollët, dardhët, rrushi, bostani, domatet, kastraveci, por edhe qepët e njoma janë produkte të huaja, ndërkohë që sipas statistikave rezulton se ne marrim më shumë nga jashtë, me mijëra tonë sasi, produkte si gruri, vaji dhe frutat.

Djathi, gjalpi, niseshteja, mielli, vaji, makaronat, shumica janë produkte të importit, ato që konsumojmë çdo ditë në tryezat tona. Po ashtu edhe salcën e domates, lëngjet e frutave, konservat, verë, birrë, por edhe ujë mineral i importojmë me mijëra tonë çdo vit nga jashtë shtetit.

Një pjesë e mirë e shqiptarëve mendojnë se vera në tryezat tona shpesh është produkt italian, ndërkohë që shifrat tregojnë se sasinë më të madhe të verës ne e marrim nga të tjera vende, si Afrika e Jugut dhe Argjentina.

Nga bujqësia importojmë bimë medicinale, tranguj, domate, perime të thata, çaj, erëza, mollë, rrush, qepë të njoma, oriz, grurë e thekër.Po ashtu bostan, mollë, ftonj, dardhë, domate, grurë, patate, i marrim masivisht nga importi dhe jo prodhimi vendas. Nga blegtoria importojmë mish derri, pule, gjedhi, stomakë kafshësh e të brendshme, vezë e mjaltë. Purot, pijet alkoolike, akulloret, makaronat, lëngjet e frutave, sheqeri, vaji, qumështi, mielli, gruri, qumështi, misri janë produkte që i marrim në masë, gjerësisht nga importi.

Sipas statistikave të doganave, Ministrisë së Bujqësisë dhe INSTAT-it rezulton se marrim mbi 22 mijë tonë mish shpendësh, 193 tonë mish të imtash, 10 mijë tonë mish derri, rreth 20 mijë tonë mish gjedhi, shumë pak kafshë të gjalla.

Importojmë nga Serbia, Rusia, Bosnja, Maqedonia, Kosova, Austria, Belgjika, Britania e Madhe, Italia, Greqia e shumë shtete të tjera.

Cigaret i importojmë nga Greqia dhe Polonia. Pijet alkoolike i marrim nga Gjermania dhe Greqia. Verën e marrim nga Afrika e Jugut dhe Argjentina, birrën nga Greqia dhe Italia, akulloret nga Turqia dhe Greqia. Lëngjet e frutave vijnë kryesisht nga Italia Greqia dhe Kosova.

Makaronat i marrim nga Belgjika, Austria, Italia.

Sheqeri vjen nga Algjeria dhe Argjentina. Ndërkohë që Italia, Kroacia, Greqia na furnizojnë kryesisht me vajra.

Qumështi i përpunuar vjen kryesisht nga Gjermania, ndërsa mielli i misrit nga Austria. Sasia më e madhe e qumështit të importit vjen nga Italia. Misri që konsumon Shqipëria vjen kryesisht nga Serbia, Kroacia, Franca, Ukraina. Bostani vjen nga Greqia dhe Italia. Po ashtu edhe mollët, dardhët, ftonjtë.

Domatet i importojmë nga Turqia dhe Greqia. Grurin e importojmë nga Federata Ruse, Franca, Serbia. Patatet që konsumojnë shqiptarët vijnë kryesisht nga Holanda, Egjipti, Franca.

Mishi i shpendëve vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Brazili, mishi i të imtave vjen nga Zelanda e Re, Italia dhe Kili, ndërsa mishi i derrit vjen kryesisht nga Brazili dhe Italia. Mishi i gjedhit vjen nga Greqia dhe Italia.

Ujërat minerale vijnë nga Austria. Kroacia na sjell peshk ton e misër. Nga ana tjetër, Turqia na sjell prodhime brumi biskota e kek, akullore, e torta. Përveç mishit, Brazili na furnizon edhe me një pjesë të mirë të sheqerit.

Produktet

Purot, pijet alkoolike, akulloret, makaronat, lëngjet e frutave, sheqeri, vaji, qumështi, mielli, gruri, qumështi, misri janë produkte që i marrim në masë, gjerësisht nga importi

Mishi

Mishi i shpendëve vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Brazilit, mishi i të imtave vjen nga Zelanda e Re, Italia dhe Kili, ndërsa mishi i derrit vjen kryesisht nga Brazili dhe Italia

Perimet

Domatet i importojmë nga Turqia dhe Greqia. Grurin e importojmë nga Federata Ruse, Franca, Serbia. Patatet që konsumojnë shqiptarët vijnë kryesisht nga Holanda

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama