Një fshat i zymtë norvegjez për herë të parë do të marrë rrezet e diellit dimëror këtë vit. Autoritetet do të vendosin pasqyra gjigande për të reflektuar dritën e diellit nga maja e malit. Qyteti industrial, Rjukan, është vendosur thellë në luginën e Telemarkut dhe, me diellin që lëviz ulët gjatë dimrit, nuk merrte kurrë dritë të drejtpërdrejtë, nga muaji shtator deri në mars. Prej shumë vitesh, banorët mundoheshin nëpër mal që të shikonin pak rreze dielli dimëror. Të njohur si helistate, pasqyrat janë dizajnuar të ndjekin lëvizjen e diellit dhe ta reflektojnë atë poshtë në fshat. Ideja ishte sugjeruar nga një punëtor i impiantit hidroelektrik aty afër rreth 100 vjet më parë, por mungonte teknologjia e duhur. Në vitin 2006, një projekt i ngjashëm u realizua më sukses në fshatin Viganella në veri të Italisë.