Fshihet nga policia 20 vjet pa pike arsye

Fshihet nga policia 20 vjet pa pikë arsye
Bennie Wint ka jetuar 20 vite të plota në arrati duke besuar se po e ndiqte policia për shitblerje të drogës. Ai ka “organizuar” vdekjen e vet duke inskenuar mbytjen e tij në ujë në një plazh të Floridës në muajin shtator të vitit 1989.Pas vetes kishte lënë të fejuarën dhe vajzën katërvjeçare dhe kishte filluar jetën e re me emrin William Smith. Pas pak kohe ishte martuar dhe i kishte lindur një djalë i cili tani ka 17 vjet, por asnjëherë nuk ua ka treguar identitetin e tyre të vërtetë.

Smith para pak kohe është ndaluar në South Carolina për shkak të tabelës së dëmtuar të regjistrimit në automjetin e tij. Pasi që ka dhënë emrin e rrejshëm, shumë shpejt ai është dashur të pranojë identitetin e vërtetë pasi që policia ka kërkuar vërtetim e tij.Kështu, për çudi të tij të madhe, e ka kuptuar se nuk ka asnjë padi nuk ishte ngritur ndonjëherë ndaj tij. Është arrestuar vetëm për vozitje pa patentë shoferi dhe paraqitje të rrejshme për të cilën gjë do të paraqitet para gjyqit.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama