Fule Serbia smund ta bllokoje Kosoven per ne BE

Fule: Serbia s'mund ta bllokoje Kosoven per ne BE

Komisari evropian për Zgjerimin, Shtefan Fule, ka deklaruar se korniza negociuese për Serbinë ende po “gatuhet” në Këshillin Evropian, para se të miratohet përfundimisht për rreth një muaj, pas së cilës menjëherë do të nisë dialogu për anëtarësimin e plotë. Fule ka zbuluar për gazetën “Novosti” se cilat do të jenë detyrat më të vështira për Beogradin në periudhën e ardhshme, në procesin në të cilin, siç thotë, duhet të ecin “dorë për dore” bashkë me normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën.

Në konstatimin se Kosova megjithatë është çështje më e rëndësishme në kuadër të procesit të anëtarësimit , Fule theksoi se “normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën me të vërtetë duhet të shkojnë dorë për dore me procesin e negociatave të paraanëtarësimit”.

“Zgjidhjet gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme nevojiten për t’i zgjidhur shumë çështje të hapura që pengojnë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Duhet gjetur gradualisht një shkallë të mjaftueshme të normalizimit të raporteve me Kosovën, në mënyrë që çdo palë të vazhdojë rrugën e saj drejt BE-së pa e bllokuar tjetrën”, është shprehur Fule.

I pyetur nëse bëhet fjalë për kërkesën që Serbia ta njohë Kosovën, Fuele tha se “bëhet fjalë për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës. Nuk bëhet fjalë që të kërkohet nga Serbia për ta njohur Kosovën”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama