Fullani Zgjedhjet e 23 qershorit lekunden biznesin

Fullani: Zgjedhjet e 23 qershorit lekunden biznesin

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ka deklaruar ditën e sotme se norma bazë e interesit do të mbetet e pandryshuar në nivelin prej 3 për qind. Fullani ka prezantuar sot raportin mujor të këshillit mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë, ku theksoi se ulja e normës bazë të interesit u bë për të stimuluar ekonominë.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë e ka cilësuar 2013-ën si një vit të vështirë për ekonominë e vendit, duke theksuar se deficiti dhe borxhi publik gjatë këtij viti pati rritje të ndjeshme. Sipas Fullanit, prodhimi i brendshëm bruto ka rënë me 2.3 për qind në tremujorin e tretë të vitit, ndërsa shtoi se gjendja financiare e sipërmarrjeve mbetet e vështirë.

“Viti 2013 ishte një vit i vështirë për ekonominë shqiptare. Deficiti dhe borxhi publik u rri ndjeshëm. Zgjedhjet e 23 qershorit paraqitën një moment pasigurie për biznesin. Sistemi bankar vazhdon të jetë i qëndrueshëm, pavarësisht nga rritja e kredive të këqija. Inflacioni vjetor ka qëndruar me 1.5 për qind. Prodhimi i brendshëm bruto ra me 2.3 % gjatë 3-mujorit të tretë të vitit 2013”, tha Fullani.

Ai gjithashtu ka theksuar se gjatë 2013-ës janë rritur shpenzimet buxhetore, ndërsa çmimet e shportës mbeten ende të larta. Ndërkohë, për guvernatorin e Bankës së Shqipërisë viti 2014 duhet të jetë një pikë kthese për ekonominë e vendit, me politika stimuluese dhe duke vijuar me reformat strukturore.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama