Fullani memo kunder prokurorise

Fullani, memo kunder prokurorise

Ardian Fullani është deklaruar i pafajshëm në seancën e parë të marrjes në pyetje duke thënë se nuk ka asnjë përgjegjësi për vjedhjen e Bankës së Shqipërisë. Ish-guvernatori i BSH ka dorëzuar një memo ku kundërshton 5 akuzat e ngritura nga prokuroria. Ndërkohë Prokuroria e Tiranës i ka njoftuar Fullanit vendimin e shtyrjes së afatit të hetimit të dosjes penale ndaj tij edhe për tre muaj të tjerë.



Shtyrja është bërë pasi afati i parë i hetimit përfundoi ditën e djeshme, në 5 dhjetor, dhe në mënyrë që hetimet e kryera të kenë vlerë ligjore prokuroria ka kërkuar shtyrjen e afatit edhe për tre muaj të tjerë. Ardian Fullani ka dhënë dje për herë të parë deklarime lidhur me vjedhjen e Bankës së Shqipërisë që prej arrestimit të tij në 5 shtator. Në seancën e mbajtur në zyrën e prokurorit të çështjes Ramadan Troci është paraqitur Fullani së bashku me avokatët e tij Maks Haxhia dhe Ardian Visha.

 

Grupi i hetimit i ka drejtuar Fullanit rreth 7 pyetje dhe u është përgjigjur të gjithave, ndryshe nga seanca e para pak ditëve ku ai refuzoi të përgjigjej. Fullani ka deklaruar në prokurori se nuk ka patur njohje me Ardian Bitraj dhe se Banka e Shqipërisë ka bërë menjëherë kallëzim penal pasi konstatoi mungesën e parave. Më tej ish-guvernatori ka deklaruar se vjedhja nuk erdhi si pasojë e mungesës së rregullave por si një mosfunksionim të elementit njerëzor. Në fund të seancës hetimore Fullani ka deklaruar para mediave se “është absolutisht i pafajshëm”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama