Fullani u dhuron femijeve apartamente dhe toka

Fullani u dhuron femijeve apartamente dhe toka

Këto ditë mediat janë të mbushura me raportime për deklaratat e pasurisë së zyrtarëve më të lartë të shtetit. Shekulli thekson se Adrian dhe Arjana Fullani u kanë dhuruar fëmijëve të tyre apartamente dhe truall. Në deklaratën e Arjana Fullanit, gjyqtare e Gjykatës së Lartë, listohet edhe një shtëpi banimi dhe një truall në Qerret të Kavajës, që ua kanë bërë dhuratë fëmijëve, Erik dhe Fiona. Ndërsa gjyqtarja Fullani ka deklaruar se ka për të shlyer në Bankën e Shqipërisë një kredi prej 8.7 milionë lekësh, marrë për të blerë apartamentin që i është bërë dhuratë fëmijëve.

 

Pasuria e Arjana Fullanit

Shtesë në llogarinë bankare në Intesa Sanpaolo- 1.871.655 lekë.

Pakësuar në llogarinë bankare në Intesa Sanpaolo- 3.627 euro.

Gjendje cash- 200 mijë lekë.

Me kontratë dhurimi është dhuruar apartament banimi në rrugën Dëshmorët e 4 Shkurtit nga Ardian dhe Arjana Fullani tek Fiona dhe Erik Fullani.

Me kontratë dhurimi është dhuruar garazhi në rrugën Dëshmorët e 4 Shkurtit nga Adrian dhe Arjana Fullani tek Fiona dhe Erik Fullani.

Me kontratë dhurimi është dhuruar shtëpia e banimit dhe trualli në Qerret të Kavajës nga Arjana e Adrian Fullani për Fiona dhe Erik Fullani.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama