Fund Marrezise 285 persona procedohen penalisht

'Fund Marrezise', 285 persona procedohen penalisht

Operacioni i koduar “Fund Marrëzisë” ka vijuar edhe ditën e sotme. Policia e Shteti ka dhënë detaje të tjera lidhur me vazhdimësinë e aksionit, ku që prej datës 14 tetor me nisjen e aksionit janë bllokuar në total 402 subjekte dhe janë proceduar penalisht 285 persona.

Më poshtë rezultatet e aksionit deri në orën 20:30 të ditës së sotme.

-Janë të bllokuara 402 subjekte
-Janë kontrolluar 1004 subjekte
-Janë proceduar penalisht 287 subjekte
-Janë proceduar 285 persona
-Janë sekuestruar 1477 makineri lojëra fati e pajisje

-Janë sekuestruar 118 kompjuter dhe 400 monitorë (televizorë) në subjektet e pikave të basteve.

Në qarkun Tiranë: janë bllokuar 216 subjekte, janë kontrolluar 156 subjekte, janë proceduar penalisht 38 subjekte dhe 38 persona, janë sekuestruar 266 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 16 kompjuter e 83 monitorë.

Në Qarkun Durrës: janë bllokuar 28 subjekte, janë kontrolluar 83 subjekte, janë proceduar penalisht 21 subjekte dhe 21 persona, janë sekuestruar 193 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 8 kompjuter e 18 monitorë.

Në Qarkun Lezhë: janë bllokuar 47 subjekte, janë kontrolluar 32 subjekte, janë proceduar penalisht 25 subjekte dhe 24 persona, janë sekuestruar 147 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 4 kompjuter e 16 monitorë.

Në Qarkun Shkodër: janë bllokuar 3 subjekte, janë kontrolluar 72 subjekte, janë proceduar penalisht 17 subjekte dhe 17 persona, janë sekuestruar 17 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 19 kompjuter e 74 monitorë.

Në Qarkun Kukës: janë bllokuar 8 subjekte, janë kontrolluar 11 subjekte, janë proceduar penalisht 10 subjekte dhe 10 persona, janë sekuestruar 69 pajisje lojëra fati, si dhe si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 2 kompjuter e 14 monitorë.

Në Qarkun Dibër: janë bllokuar 17 subjekte, janë kontrolluar 29 subjekte, janë proceduar 19 subjekt dhe 19 person, si dhe është sekuestruar 104 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 5 kompjuter e 12 monitorë.

Në Qarkun Elbasan: janë bllokuar 30 subjekte, janë kontrolluar 144 subjekte, janë proceduar 33 subjekte dhe 33 persona, janë sekuestruar 105 pajisje lojëra fati, si dhe në pikat e basteve janë sekuestruar 15 kompjuter dhe 62 monitorë.

Në Qarkun Korçë: janë bllokuar 2 subjekte, janë kontrolluar 57 subjekte, janë proceduar 16 subjekte dhe 16 persona, janë sekuestruar 92 pajisje lojëra fati.

Në Qarkun Berat: janë bllokuar 10 subjekte, janë kontrolluar 79 subjekte, janë proceduar 32 subjekte dhe 32 persona, janë sekuestruar 60 pajisje lojëra fati, si dhe në pikat e basteve janë sekuestruar 21 kompjuter dhe 28 monitorë.

Në Qarkun Fier: janë bllokuar 8 subjekte, janë kontrolluar 173 subjekte, janë proceduar 37 subjekte dhe 37 persona, janë sekuestruar 202 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve janë bllokuar 8 kompjuter dhe 30 monitor.

Në Qarkun Gjirokastër: është bllokuar 1 subjekt, janë kontrolluar 94 subjekte, janë proceduar 14 subjekt dhe 14 persona, janë sekuestruar 128 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 8 kompjuter dhe 24 monitor.

Në Qarkun Vlorë: janë bllokuar 32 subjekte, janë kontrolluar 74 subjekte, janë proceduar 25 persona dhe 24 subjekte, janë sekuestruar 94 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 12 kompjuter dhe 39 monitor.

Materialet e sipërpërmendura janë në ruajtje pranë Komisariateve të Policisë 1647 pajisje, pranë Tatimeve 162 pajisje dhe lënë në ruajtje 186 pajisje.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama