Fundi i Bekim Fehmiut gruaja Trupi do digjet sipas amanetit

Fundi i Bekim Fehmiut, gruaja: Trupi do digjet, sipas amanetit
Aktori ashtu ne moshe te thyer ishte ne banesen e tij ne katin e nente ne lagjen "Zvezdara". Rreth ores 15.30 ai ishte futur ne dhomen e tij dhe ne nje moment djali i tij Hedoni kishte degjuar nje krisme. Vrapi ne dhomen e aktorit, ka gjetur ate te shtrire ne krevat te mbuluar me gjak. Aktori i madh kishte shtene me pistoleten e tij personale ne goje. Fillimisht ai kishte dhene shenja jete, mirepo disa minuta para ardhjes se ndihmes se shpejte, ai ka nderruar jete. Mirepo, se çka ka shtyer aktorin e madh qe te ngreje doren ndaj vetes, akoma nuk dihet.

Ai ate dite nuk ishte i hidheruar dhe se askush nga familjaret nuk besonin se do ti ndodhte nje tragjedi e tille. Ne shtepi ate ore ishte djali i tij Hedoni, ndersa gruaja Branka Petriç, kishte dale ne treg dhe ne shetitje. Lajmi per vetevrasjen ishte perhapur per disa minuta kudo. Aktori i madh disa vite kishte probleme shendetesore, ndersa para kater muajve kishte perjetuar nje sulm ne zemer te lehte. Koheve te fundit ai ishte totalisht i izoluar dhe kohen e kalonte ne shtrat.

Shume rralle dilte nga banesa. Bashkeshortja e Fehmiut, Branka Petriq nje aktore e njohur, deklaroi se Bekimi ka bere vetevrasje ne banese rreth ores 14 deri 15, deri sa ajo ishte ne qytet dhe se sipas saj ai per nje kohe ka qene i vete izoluar, ka pasur disa probleme shendetesore dhe psikike. Ajo tha se kremimi i trupit te tij (djegia e trupit) do te behet ne Beograd, por ende nuk eshte caktuar data. "Kjo ka qene deshira e fundit e Bekimit", tha ajo.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama