Kreu i bashkisë, i ka kërkuar qeverisë qendrore, burimet e nevojshme për të përballuar atë që druan se do të shndërrohet “në një delir masiv”. Prej muajsh të gjitha hotelet dhe shtretërit nëpër pensione janë pronotuar dhe gati çdo banesë është shndërruar në vend pritjeje për të huajt. Ka mjaft prej atyre që janë gati të paguajnë çfarëdolloj shifre për tu ndodhur në Bugarach natën mes 21 dhe 22 dhjetorit, kohë kur përfundon kalendari Maya.
Ndërsa shkenca po përpiqet prej kohësh të bindë se profecia nuk është e vërtetë dhe “fundi” i kalendarit Maya nuk është domethënës, miliona njerëz ndihen të terrorizuar nga ideja. Nuk është shpjeguar ende pse mali Bugarach duhet të shpëtojë nga apokalipsi, por disa e shpjegojnë me faktin se dikur njihej si vendi ku ishte fshehur Graali i Fshehtë. Të tjerë thonë se njihet si udhëkryq i vizitave të jashtëtokësorëve.