Funerali i i Zonjës së Hekurt, Margaret Thatcher ka kushtuar vetëm 3.6 milionë stërlina, ka zbuluar britanikja The Sun. Zyrtarët kanë përllogaritur se vetëm ceremonia e përqëndruar në kishën e Shën Palit të mërkurën, ka kushtuar 1.6 milionë. Disa gazeta, kryesisht të majta kishin abuzuar me çmimin, të cilat 48 orë pas funeralit nxorën në faqet e tyre të para shifrën prej 10 milionë sterlina.Sipas The Sun, lamtumira e Margaret Thatcher ka kushtuar shumë më lirë se funerali i Nënës së Mbretëreshës, Elisabetë, 11 vjet më parë, i cili ka kushtuar 6 milionë sterlina.