Fuqia e zerit

Fuqia e zërit
Motor evolutiv

Së bashku me duart dhe trurin ka qenë një motor i fuqishëm evolutiv për njeriun: kur 200 vjet më parë, njeriu u spostua nga savana, duke u shndërruar nga ngrënës frutash në gjuetar të organizuar, pati nevojë për të komunikuar në një mënyrë më efikase dhe fleksible. Me faringun e ngjashëm si atë të majmunit antropomorf, ishte e mundur të prodhoheshin vetëm tinguj grykorë dhe çjerrës, të cilat kishin mesazhe shumë të limituara, pra shprehnin vetëm "rrezik!", "ushqim!" dhe "zemërim!". Përmes mekanizmave të përzgjedhjes tipike të evolucionit, në harkun kohor të disa miliona vjetëve, faringu u ul dhe kështu njeriut iu hap një botë e re.

Si një instrument

Zëra, konsonancë, kombinime tingujsh të padëgjuar kurrë më parë: që nga ajo kohë laringu është transformuar në një instrument të vërtetë. Brenda tij ndodhen kordat vokale, 2 membrana të thjeshta që rregullojnë dhe transformojnë në gulçimë fluksin e ajrit që del nga mushkëritë, të shtyrë nga diafragma. Kështu, ajri del nga goja duke u dridhur me të njëjtën frekuencë të kordave vokale: këto lëvizje janë baza për formimin e zërit, por sigurisht që nuk janë të mjaftueshme. Në fillim tingulli amplifikohet nga laringu, i cili vepron si kuti rezonance. Këtij i shtohet një strukturë që e lejon zërin të dalë jashtë: tek instrumentet janë vrimat, ndërsa te njeriu është goja (së bashku me buzët, gjuhën, qiellzën, hundën). Zëri mbulon një shtrirje prej 2 deri në 3 oktavë (edhe pse sipas librit të rekordeve "Guinness" këngëtarja braziliane Georgia Brown arrin në 8 oktavë), pra nga 24 deri në 36 nota.

Është përdorur për të joshur

Kordat vokale të meshkujve janë më të gjata krahasuar me ato të femrave (17 dhe 25 mm kundrejt 12.5-17.5 mm) dhe kjo sjell një zë më të dobët. Ashtu si në harpë, notat më të gjata janë ato të ulëtat, ndërsa ato më të gjatat janë akutet. Këtij ndryshimi bazë i bashkëngjiten edhe shumë të tjerë, veçanërisht ai i moshës (fëmijët e kanë zërin më të lartë) dhe gjatësisë (shtatlartët e kanë më të ulët zërin). Zakonisht një mashkull i pjekur e ka frekuencën e zërit rreth 125 Hz (herc), femrat 210 Hz, ndërsa fëmijët rreth 300 Hz.

Megjithatë, njerëzit nuk e përdorin këtë instrument kaq fleksibël vetëm për komunikimin e mesazheve. Një nga përdorimet më të rëndësishme të zërit është ai i joshjes. Përmes zërit, mashkulli mund t‘i tregojë femrës aftësinë e tij për të sjellë në jetë fëmijë të shëndetshëm me zë të plotë. Një studiues nga Universiteti i Nju Jorkut zbuloi se mes Hadza-ve, një popull gjuetarësh afrikanë, kush thoshte "hujambo" (mirupafshim) me një zë të plotë, kishte më shumë fëmijë. Burrat që kanë një frekuencë mesatare 90 Hz kishin në shtëpi të paktën 2 fëmijë më shumë se ata që e kanë frekuencën e zërit 160 Hz. Një tjetër antropolog nga Universiteti i Pensilvanisë shpjegon gjithçka mbi temën në fjalë, duke e lidhur problemin me hormonet: "Kush ka një zë të plotë, ka gjithashtu shumë testosterone, hormone mashkullore. Ndërsa femrat e kanë zërin më të lartë gjatë ciklit menstrual".

Ton tradhëtues

Përveç karakteristikave seksuale, zëri transmeton edhe një numër të madh informacionesh. Përmes zërit mund të përcaktohet statusi socio-ekonomik (siç ka treguar një eksperiment i bërë në vitin 1931 nga një psikolog amerikan. Ai u kërkoi dëgjuesve të gjykonin disa zëra që i kishin dëgjuar më parë), ose preferencat seksuale të atij që flet (një studim i publikuar më 1998-ën zbuloi se dëgjuesit kuptuan orientimin seksual të spikerit me një siguri 80 për qind).

Nuk mjafton fjala

Pra, mesazhet që vijnë nga zëri janë pjesërisht të lidhura me fjalët e thjeshta. Duket se përmbajtja verbale e pastër dhe e thjeshtë përbëhet 10 për qind nga mesazhi, 30 për qind nga toni dhe 60 nga gjestet. Në fakt ekziston një fushë kërkimi, paralinguistika, e cila i dedikohet studimit të elementeve siç është intonacioni, theksi, ritmi, pushimeve dhe qetësisë. Domethënia e një fraze mund të ndryshohet krejtësisht nga disa prej këtyre elementeve. Për shembull, fjala "Ah me të vërtetë?" -është e papërfunduar. Ai që flet mund të jetë sinqerisht i interesuar, por mund të ketë edhe qëllim të keq, sarkastik, ose shqetësues. Një tjetër shembull perfekt është ai që i ka ndodhur shkrimtares Dorothy Parker. Kush e pyeste "Si je?" - ajo përgjigjej: "Sapo kam vrarë tim shoq me sëpatë dhe ndihem shumë mirë". Toni i saj sipërfaqësor dhe qesharak e bënte frazën perfekte për një festë.

Teknikat e Fuhrerit

Ata që dinë ta përdorin më mirë zërin janë politikanët, të cilët e përdorin për të bindur, qetësuar e gënjyer. Një nga shembujt e parë është ai i Rusveltit. Në kulmin e Depresionit të Madh (1933), nisi fjalimet e tij të përhershme, për të thënë se bankat do të rihapeshin dhe se depozitat e popullit do të ruheshin nga qeveria. Gjuha e Rusveltit shërbeu për të qetësuar amerikanët dhe për të filluar një zhvillim të ri, të ashtuquajturin "New Deal". Ndërsa krejt e kundërta e tij ishte lideri gjerman Adolf Hitleri. Ai kishte një zë të plotë. Përdorimi i teknikave të rafinuara për ndërtimin e fjalimeve (i fillonte gjithmonë me pak vonesë dhe me një ton të ulët e të qetë, i cili vazhdonte duke u rritur e bëhej më luftarak, përdorte fjalët e duhura në momentin e duhur), arriti t‘i bindte gjermanët për hipotezat e tij delirante. Në atë kohë zëri i tij konsiderohej si shumë i rëndësishëm. Një nga mendimet e çuditshme të "Office of Strategic Services" (që më vonë u quajt CIA) ishte që t‘i hidhnin hormone femërore në ushqim për t‘i ngritur tonin dhe t‘i jepnin një ngjyrim më femëror. Ata që duhet të kenë më shumë kujdes me ndryshimet e zërit janë spikerit televizivë, që përveç kësaj duhet të ndjekin edhe modën.

Sekreti i dubluesve

Edhe dubluesit dinë ta përdorin zërin në mënyrë perfekte. Dubluesit kinematografikë mund ta përdorin zërin duke i dhënë pak më shumë personalitet. Për shembull, dubluesi që bënte zërin e Al Paçinos, Silvester Stalones, Dastin Hofman dhe Robert De Niros, teknikisht nuk kishte zë të pastër. Ndërsa ata që regjistrojnë reklama, duhet të kenë një zë perfekt, autoritar dhe që transmetojnë siguri.

Dubluesit, aktorët, politikanët që e përdorin zërin në mënyrë perfekte, mund të hasin vështirësi në një shoqëri tjetër. Toni, shpejtësia dhe volumi janë karakteristika kulturore, të cilat ndryshojnë sipas vendit dhe historisë. Ndryshimi mes zërit të mashkullit dhe atij të femrës është formuar nga kultura. Për shembull në Danimarkë, ku diferenca mes brezave nuk është i fortë, fermat kanë zë më të lartë se meshkujt. E kundërta ndodh në Japoni, ku gratë kërkojnë, e ngrenë zërin që të dallohen nga meshkujt.

Arritje teknologjike

Nga studimi te përdorimi i zërit me teknologjitë më të mirëfillta na ndajnë vetëm disa hapa. Përballë një bankomati, para se të hyjnë në një zonë sigurie, e më pas te telefoni: njohja e atij që flet na lejon të kalojmë pengesat dixhitale dhe kujtesën e fjalëkalimeve, të cilat edhe mund të vidhen.

Shërbimet Sekrete Amerikane dëshironin të bojkotonin zërin e Hitlerit

Zërat e reklamave duhet të jenë të qarta dhe autoritare, për të transmetuar kështu siguri

Me këngët e tyre, sirenat i tërhiqnin lundërtarët të vinin drejt bregut

Mite dhe rituale për zërin

Ndonjëherë zëri është instrumenti më i rëndësishëm i jetës dhe vdekjes. Mitologjia është e mbushur me heronj, të cilët përdorin zërin si armë. Ndoshta më të famshmet janë sirenat, që me këngët e tyre tërhiqnin lundërtarët drejt bregut, derisa i bënin që të zhyteshin e ndoshta edhe të mbyteshin

Përmbajta e fjalëve shpjegohet vetëm 10 për qind nga mesazhi, pjesën tjetër e thotë toni dhe gjestet

Burrat kanë korda vokale më të gjata se gratë, ndaj zëri i tyre është më i ulët

Një tip i heshtur

Nëse njeriu i neandertalit kishte një gjuhë, nuk ishte e pasur si kjo e jona sot

Shprehje totale

Zëri komunikon jo vetëm fjalët dhe konceptet, por edhe erotizmin, emocionin. Gjithashtu tregon kulturën dhe statusin shoqëror. Kush di ta përdorë, ka një avantazh më shumë

Një kartë identiteti biometrike, elementi identifikues është zëri


Gazeta: Shqip

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama