Furtune ne polici Artan Didi ben kat harsis ne Rrugoren e Tiranes

Furtune ne polici, Artan Didi ben 'kat harsis' ne Rrugoren e Tiranes

Kryepolici i shtetit dhe ai i Tiranës kanë nisur ‘katharsis-in’ në radhët e policisë rrugore të Tiranës. Në fakt, sektori i parë që u bë ‘shembull’ në tetorin e vitit të kaluar ishte pikërisht ky komisariat, ndërsa lanë uniformën dhe tabelën e policisë plot 88 efektivë. Ditën e djeshme, në radhët e të pezulluarve, është edhe kryepolici e këtij komisariati Dritan Bonaj, emri i premtuar se do të reformonte policinë e qarkullimit rrugor në Tiranë. Bashkë me Bonajn janë ndëshkuar edhe 21 efektivë të tjerë, ndërsa policia bën me dije se në këto radhë gjenden edhe pesë krerët e trafikut, të cilët njihen si komandantët e linjave. Mirëpo, që nga tetori i vitit të kaluar e deri më fillimin e majit, në fakt nga kjo polici, në rang vendi janë vendosur mbi 2 milionë gjoba, ku mes kësaj morie gjobash, ka patur edhe mundësi abuzimesh pafund me shfrytëzuesit e rrugëve tona. Referuar të dhënave zyrtare që vijnë nga Policia e Shtetit bëhet me dije vetëm numri i punonjësve të ndëshkuar dhe masat që janë marrë ndaj tyre, por pa përmendur emra konkret, edhe pse 13 prej tyre janë përjashtuar nga radhët e policisë. Ndaj tyre pritet të nis ndjekja penale, ndërsa qytetarët ende nuk e kanë të qartë emrin e punonjësit të policisë rrugore që ka abuzuar me paranë e tyre në emër të zbatimit të rregullores së qarkullimit rrugor.

Shkarkimi dhe pezullimi

Policia e Shtetit bëri të ditur se abuzimi me gjobat ndaj qytetarëve, shfuqizimi i tyre për përfitime personale, gjoba të pajustifikuara, gabime në përpilimin e gjobave si dhe ndërhyrje në blloqet ku shënoheshin dënimet e qytetarëve, kanë bërë që të ndëshkohen 22 punonjës policie mes tyre edhe shefi i qarkullimit në Tiranë, Dritan Bonaj. Mësohet se kryepolici rrugor i kryeqytetit është pezulluar nga detyra për tre muaj, duke i dhënë masë disiplinore uljen në gradë për tre muajt e ardhshëm. Kjo masë ndëshkimore i është komunikuar nga vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit,  Artan Didi. Ky i fundit së bashku me drejtorin e policisë së Tiranës dhe shefin e policisë rrugore të të gjithë Shqipërisë, i kanë komunikuar masat disiplinore edhe punonjësve të tjerë të ndëshkuar. Në mes të të penalizuarve nga kreu i uniformave blu, Didi, janë edhe 5 komandantët e trafikut rrugor në kryeqytet, të cilëve i është dhënë masa disiplinore pezullim pa pagesë për 20 ditë. Me këtë masë janë ndëshkuar edhe tre punonjës të policisë rrugore, ndërsa 13 efektivë të tjerë janë përjashtuar nga policia. Vendimi është marrë në një mbledhje me dyer të mbyllura mbrëmjen e së mërkurës mes krerëve të policisë ndërsa zyrtarisht bëhet me dije se është konstatuar në raportin e inspektimit të Drejtorisë së Standarteve profesionale: Gjobat që punonjësit e policisë i vendosnin qytetarëve për shkelje të ndryshme, me urdhër të eprorëve, masat dënimit i ndryshonin në komisariat kundrejt përfitimeve personale.

Të gjithë këta punonjës, sipas burimeve, kanë abuzuar me detyrën dhe pritet që në ditët në vazhdim të dërgohen për ndjekje penale. Ata dyshohet se kanë konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës“ dhe “falsifikim të dokumenteve zyrtare“, pasi dyshohet se kanë ndërhyrë në blloqet e gjobave, duke ndryshuar masat e dënimit pas ryshfetit që përfitonin nga qytetarët. Njëkohësisht, pritet që edhe oficerët tashmë të ndëshkuar të apelojnë këtë vendim të krerëve të Policisë dhe të verifikohet pozicioni i tyre në akuzat e rënda që janë ngritur ndaj tyre.

Të ndëshkuarit

Referuar të dhënave jo zyrtare bëhet me dije se veç Dritan Bonajt, vlonjatit që u    vu në krye të policisë rrugore të Tiranës, pasi la atë të Shkodrës, emrat e tjerë të ndëshkuar që iu përkisnin trafikut rrugor janë Isa Ahmetaj, Ramadan Kopani, Blerim Gjini, Eduart Veli, Taulant Gjoka dhe Ervin Dervishi. Ndër emrat e bërë publik, ndonëse në rrugë jo zyrtare ka emra të spikatur të cilët kanë vendosur gjoba pafund online, duke detyruar qytetarët që më pas të shkonin dhe t`i paguanin. Një prej tyre, i cili gjendet në këto radhë është edhe Isa Ahmetaj, gjobat e të cilit jo pak herë janë kontestuar nga qytetarë, të cilëve iu rezultonte që të ishin gjobitur në vende ku nuk kishin shkelur. Drejtoria e Policisë së Shtetit ka bërë me dije dje se: “Nga Drejtoria e Policis? Rrugore n? Drejtorin? e P?rgjithshme t? Policis? s? Shtetit ?sht? zhvilluar nj? inspektim n? Komisariatin Rajonal t? Policis? Rrugore pran? Drejtoris? s? Policis? s? Qarkut Tiran?. Në përfundim ?sht? rekomanduar fillimi i ecuris? disiplinore p?r shkeljet e konstatuara. Bazuar n? rregulloren e Disiplin?s nga Drejtoria e Standardeve Profesionale n? Drejtorin? e P?rgjitshme t? Policis? s? Shtetit ka filluar hetimi administrativ, n? p?rfundim t? t? cilit jan? ndëshkuar me mas? disiplinore 22 punonjës t? niveleve t? ndryshme t? këtij Komisariati. P?r 13 punonj?s ?shtë marr? masa disiplinore “përjashtim nga policia” p?r shkelje t? r?nda disiplinore. Nd?rkoh? p?r 8 punonj?s ?sht? marr? masa disiplinore “pezullim pa pages? 20 dit?” dhe p?r 1 punonj?s ?sht? marr? masa disiplinore “ulje n? grad? 3 muaj”. Bazuar n? Rregulloren e Disiplin?s s? Policis? s? Shtetit, punonjësit e ndëshkuar me mas? disiplinore kan? t? drejtën e ankimimit”.  

Qytetaria e policit që u përkthye në shprehjen: I ke paguar gjobat?!

Gjithçka që nisi si një furtunë në Policinë e Shtetit, kishte të bënte pikërisht me policinë e qarkullimit rrugor në Tiranë. Në fakt, sinjali i lëshuar nga larg premtonte një ndryshim kursi në lidhje me personin e parë zbatues ligji që mund të kontaktojë një qytetar. Propaganda lidhej pikërisht me këtë fenomen, ku u kërkuar që policët e rinj të qarkullimit duhet të ishin përveç se të shkolluar edhe të edukuar. Brenda një ditë, u përzunë nga ky komisariat plot 88 efektivë, drejtues dhe oficerë, prej të cilëve edhe oficerë të rinj policie që kishin vetëm pak muaj që iu kishin bashkuar skuadrës së qarkullimit të Tiranës. Fryma qytetare e instaluar në policimin e reformuar të Rrugores në Tiranë dhe më pas në të gjithë territorin, i la vendin një mësymjeje të pandalshme gjobash.

U duk dhe u demonstrua një frymë agresive, ndërsa në fokus vihej qytetari i thjeshtë, ndonëse nisën të ankoheshin edhe deputetë apo ministra, por që zhurma për gjobën mes palëve kishte një diferencë të madhe. U përdorën të gjithë mekanizmat e mundshëm për të kryer vjeljen e gjobave, ndërsa nisi edhe praktikimi i burgut për të gjithë personat që përdornin alkool. Qytetarët e thjeshtë, të cilët duhej të punonin 12 orë në ditë dhe t`a dorëzonin ditën e punës në fletën e gjobës së policit të rrugores nisën të ankoheshin, ndërkohë që punonjësit e policisë rrugore, në vend të përshëndetjes qytetare, bisedën me shoferin e nisnin: I ke paguar gjobat..?!!!   


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama