Fushata provokuese e Benetton

Fushata provokuese e Benetton
Një puthje. Në plan të parë. Xhozef Ratziger me shpinë, me një dorë të hedhur në qafë. Është dora e Ahmed el Tayyeb, imami i Al Ahzar, (xhamia e Kajros, institucioni më i lartë i islamit sunit) që puth në buzë Papën. Fotoja gjigante është shfaqur mbi urën Castel Sant’Angelo, vetëm pak metra larg nga sheshi Shën Pjetër, në Itali. Në fakt është një provokim firmato, mban emrin United Colors of Benetton.

Një tjetër puthje e pazakontë është shfaqur edhe në Milano, fillimisht para bursës e më vonë edhe në Piazza Duomo. Kësaj here protagonistët e puthjes kanë qenë presidenti amerikan Barak Obama dhe homologu i tij kinez, Hu Xhintao.

Fushata publicitare e United Colors of Benetton është kundër urrejtjes dhe mban emrin “Unhate”. Iniciativa pritet të prezantohet sot para shtypit ndërkombëtar në Paris.detajet e tjera mbeten të panjohura, pavarësisht se fotoja e puthjes së Papës me imamin e Kajros rikonfirmon edhe një herë stilin provokues të fushatave të kësaj marke. United Colors of Benetton njihet për fushatat e saj provokuese që bazohen në thyerjen e tabuve.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama