Fushata seksuale e Putinit (Video)

Fushata 'seksuale' e Putinit (Video)
Zgjedhjet e ardhshme parlamentare Rusisë janë më 4 dhjetor. Popullariteti i partisë Rusia e Bashkuar, e kryeministrit Vladimir Putin, ka shënuar rënie nga 60 në 51 për qind. Ndërkohë, partia e tij sapo lëshuar këtë video promovuese, duke treguar dy votues të rinj rusë duke bërë seks në kabinën e votimit. Fjala e fundit në video është: "Ta bëjmë së bashku".

Në videon që zgjatë 50 sekonda, shfaqet një çift që flirton para komisionit dhe më pas “zhduket” në kabinën e votimit. Përveç hedhjes së votës, publiku mund të imagjinoj se çfarë bëjnë ata të dy bëjnë brenda kabinës!

Disa deputetë rusë nuk shikojnë asgjë të keqe në këtë reklamë. Për ta kjo është rruga e re e komunikimit që ka politika me qytetarët për t`i ftuar të votojnë. Genadi Gudkov, një politikan me ndikim në Duma, ka thënë se do të kërkojë nga prokurorët dhe Komisioni Zgjedhor i vendit për ta hetuar reklamën, “jo për përmbajtjen e saj seksual, por për shkelje të kushtetutës”.

"Rusia e Bashkuar ka harruar se votimi në Rusi duhet të jetë sekret", tha Gudkov, anëtar i opozitares Rusia e Drejtë.

"Sipas ligjit, një person i cili vë votën në kuti duhet të jetë i vetëm në kabinë”.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama