Klubi i Vllaznisë ka zgjatur kontratat me dy prej mbrojtësve të saj. Endri Vrapi firmosi mesditën e sotme zgjatjen e kontratës me 1 vit, ndërsa Antonio Marku ra dakord me drejtuesit e klubit edhe për dy vite të tjerë.
Në një njoftim të shkurtër klubi i Vllaznisë konfirmon rinovimin e kontratave në prani të administratorit Gjyrezi.
"Skuadra në këtë mënyre ka nisur të plotësohet me lojtarët e duhur për sezonin e ri. Megjithatë në ditët e ardhshme priten të tjera firma në kontrata",-thuhet në njoftimin e klubit shkodran.
Pas trajnerit Cungu te Vllaznia kanë rinovuar kontratat mesfushorët Shtubina, Bardulla e Tafili dhe mbrojtësi malazez Cicmil.