Fushe-Kruje arrestohen dy persona per vrasjen e Santos

Fushe-Kruje, arrestohen dy persona per vrasjen e Santos

Dy persona janë arrestuar nga forcat e policisë, në Fushë-Krujë, të cilët dyshohen të kenë lidhje me vrasjen e biznesmenit,  Artan Santos. Personat janë pronari i motorit me të cilin u krye ekzekutimi, dhe pronari i një pike servisi. Ka qenë pronari i motorit ai i cili ka çuar policinë në një servis makinash, ku ka pretenduar se ka shitur motorin. Servisi ndodhet në zonën e Bubqit në Fushë-Krujë. Policia bën me dije se dy personat e ndaluar janë të dyshuarit kryesorë, ndërkohë që vijon hetimi i mëtejshëm për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama