Fustanet kur femrat duken si kukulla

Fustanet, kur femrat duken si kukulla
Lule, ngjyra dhe fjongo per veren

Margarita, zambake, trendafila, jasmina apo lulekuqe. E gjithe kjo vere nuk mund te kete kuptim pa to. Antistres, kunder ankthit dhe antidot i depresionit. Ngjyrat te bejne mire dhe ndikojne pozitivisht mbi humorin dhe psikiken njerezore. Keto jane fjalet e psikologeve, por edhe stilisteve te medhenj. Fustanet e zonjave dhe zonjushave kete sezon duhet te kene patjeter lule, ngjyra, fjongo dhe dekolte shume te ekzagjeruar. Me pak fjale, nje stil kukullash, plot elegance dhe sharm. Lule dhe ngjyra gjithandej, sipas asaj qe propozojne mbreterit e modes: Cavalli, Moschino, Kenzo, Diane von Furstenberg, Valentino, Rochas, Sarli, Gattinoni, Ferrè, Riva, Ferrera.

Fustane te thjeshte, te realizuar me basme per ne pune dhe mendafsh per mbremje, por ne te dyja rastet plot embelsi dhe elegance. I gjate, i shkurter, mbi gju, apo nen gju, nuk ka femer qe ne garderoben e saj nuk ka nje fustan. Por edhe pse tendencat ndryshoje nga nje sezon ne tjetrin, i pavdekshmi i mbremjeve ngelet fustani i zi. Kur me 1926-n stilistja transgresive, Koko Shanel, e prezantoi, nuk pritej qe edhe pas me shume se 80 vjetesh do te ishte akoma nje simbol. Ne te vertete, keshtu ndodhi: fustani i shkurter i zi, pa menge, i gjate vetem 70 cm, i realizuar ne ngjyren qe ne ate kohe perdorej ekskluzivisht per funeralet, mbijetoi mbi gjithçka.

Edhe pse Shanel e kishte krijuar per t‘i treguar botes se ishte ne zi per vdekjen e te dashurit te saj, fustani zi i puthitur pas trupit shfaqet sot ne dhjetera pasarela nga Milano ne Nju-Jork, nga Parisi ne Londer. eshte me shume ne mode se kurre me pare. Madje, nga faqet e nje reviste te famshme mode amerikane pranohet se grate tregojne qe fustani me i bukur qe ato kane ne garderobe eshte pikerisht fustani i zi i puthitur pas trupit. Ai eshte simbol historik i elegances, per te cilin dhjetevjeçare pas dhjetevjeçari jane matur dizajnuesit me te medhenj te planetit nga Yves Saint Laurent te Balenciaga, nga Jil Sander deri te Miuccia Prada. Sepse pikerisht per thjeshtesine qe e karakterizon, fustani me i famshem ne bote eshte nje nga veshjet me te veshtira per t‘u krijuar ne menyre te pershtatshme.

Ndoshta eshte pikerisht per kete qe, pavaresisht modes dhe tendencave, vazhdon te jete ne maje te klasifikimit si ne koherat kur grate filluan ta vishnin edhe ne mbremjet e veçanta, perveçse ne funerale dhe kur shume revista te specializuara mode i kushtonin faqe te tera. "Number one" dhe i pavdekshem, ai eshte me i dashuri i te gjitha koherave. Keshtu tregon nje sondazh anglez, ku 75 per qind e grave zgjedhin "little black dress", apo LBD siç i thone shkurt anglosaksonet. eshte fustani me i rendesishem ne historine e veshjeve, ate qe duhet ta kesh patjeter ne garderoben tende shik. I hyre ne histori si ikone, fustani ishte krijuar nga stilisti i famshem Hubert de Givenchy. Modeli i fustanit qe doli ne ankand ne Londer, ne dhjetor te vitit 2006, per 410 mije sterlina, ne dyqanin ku u zhvilluan edhe xhirimet e filmit, pelqehet mjaft edhe nga meshkujt.

Shumica e burrave te pyetur preferojne qe ne mbremjet shik, grate, te fejuarat, shoqet dhe mikeshat te veshin nje fustan te tille. Ndoshta i shoqeruar me nje pale perla, ndoshta edhe i pashoqeruar me dorashka. Por fustani i zi klasik, i puthitur pas trupit, nuk eshte i vetmi qe nuk vdes kurre. Ne te vertete, veshjet simbol, duke nisur qe nga pantallonat, fustanet, kemishet dhe aksesoret qe mund te ruash ne dollap pa pasur frike se mund te dukesh qesharake kur t‘i veshesh, jane vertet shume. Ja disa nga veshjet qe nuk dalin kurre nga moda dhe jane me te preferuarat e te gjitha koherave. Ne vend te dyte, sipas klasifikimit, renditen xhinset, te konsideruara si te domosdoshme dhe te pandashme per te gjithe brezat pa dallim seksi apo moshe. Me shume se gjysma e femrave te intervistuara tregojne se nuk mund te bejne dot pa to. Ne vend te trete pozicionohet Wonderbra, reçipetat e "mrekullive", te hedhura ne treg 17 vjet me pare, per te nxjerre me ne pah dekoltete ne nje fushate publicitare ku modelja Eva Herzigova thoshte: "Me shiko ne sy... te thashe ne sy". Ne vendin e katert eshte minifundi i krijuar nga Mary Quant ne vitet ‘60.

 Minifundi ndiqet nga çizmet kauboj te gjata siper gjurit dhe takat e holla gozhde qe nuk dalin kurre nga moda. Ne fund, zhartjeret, te shfaqura qe nga 1986-a per te ndezur deshirat erotike te meshkujve. Me pas lista vazhdon edhe per veshjet me me pak histori, por shume te rendesishme per t‘i pasur ne garderobe: si per shembull e famshmja kemishe e bardhe me prerje mashkullore, prezantuar ne fillimet e saj nga Katherine Hepburn dhe e ripropozuar nga dhjetera stiliste, mes te cileve edhe Gianfranco Ferre dhe Ralph Lauren. Edhe vargu i perlave, te verteta apo false, siç predikonte "Chanel", dhe gjithashtu "Kelly", çanta e ideuar nga Hermes, per t‘i bere homazh Grace Kelly-t, edhe sot e pamundur per shkak te rekordit te shitjeve. Veshje qe pelqehen, sepse nuk njohin kufij mes brezash, sepse mund t‘i veshesh edhe kur je 18 vjeç, por edhe kur je 70.

 Pergjate viteve i kemi pare te vishen nga femrat me te famshme ne bote, qe nga mbremjet elegante e deri ne plazhin e St.Tropese. "Jane dhe do te jene gjithe kohes ne mode, sepse jane veshje qe nuk vdesin kurre. Mund te vazhdojne te perdoren, mjafton qe te dish t‘i perziesh me veshje me bashkekohore dhe t‘i besh aktuale me pjese te reja", tregon stilisti i mirenjohur, Roberto Cavalli. Ndonje shembull? "Qe perlat mund t‘i vesh edhe me nje veshje sportive, kemishen e bardhe po ashtu mund ta veshesh dhe neper mbremje, mjafton qe te jete material i mendafshte, ndersa kepucet e larta mund t‘i veshesh edhe me xhinse. Kjo eshte pikerisht ajo qe une dua te bej ne koleksionet e mia. Te perziej çdo gje, mjafton qe te duken bukur", thote Cavalli.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama