Një foto e publikuar nga futbollistët e Juventusit duke bërë simbolin e shqiponjës ka bërë xhiron e interinetit. Fillimisht foto është publikuar në rrjetin social 'Facebook', në profilin e Juan Kuadrados. Në imazh përveç tij shfaqen futbollistët Paulo Dibala, Mario Lemina dhe Sami Khedira.
Por është pikërisht simboli që ka bërë Mario Lemina me dy duart e kryqëzuara që ka ngjallur reagimin e tifozëve.
Fotoja ka marrë mijëra pëlqime dhe qindra komentues kanë shprehur mendimin e tyre për simbolin e futbollistit të Juves.
Komentet kryesisht janë në gjuhën italiane dhe angleze, ndërsa shumë shqiptarë kanë vlerësuar gjestin e tij. Ndër komentet e bëra në rrjetin social, ka edhe nga ata që ngrenë pikëpyetje nëse Mario Lemina është shqiptar apo jo, "pasi simboli i shqiponjës është i Shqipërisë",- thotë një komentues.