Futbollistet e Suonsit kujtojne Besian Idrizaj luajne me foton e tij mbi fanelle

Futbollistët e Suonsit kujtojnë Besian Idrizaj, luajnë me foton e tij mbi fanellë

Ekipi i Suonsit ka kujtuar futbollistin Besian Idrizajt, i cili humbi jetën gjashtë vite më parë. Fotoja e tij është vendosur në shenjë përkujtimore në fanellat e ekipiet në ndeshjen e fundit të Premier Ligës mes Suonsit dhe Mançester Sitit.

"Gjashtë vjet më parë në humbëm Besian Idrizajn. Iku, por kurrë nuk do të harrohet",-shkruan ekipi anglez, me të cilën Idrizaj luajti për herë të fundit. Ai u nda nga jeta si sot gjashtë vite më parë nga një atak në zemër.

Idrizaj nisi karrierën si futbollist profesionist në Austri, për të luajtur më pas me disa klube në Premier Ligë.

Untitled-2


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama