Modelja e njohur Englantine Flore Aguilar ka rrëfyer se është provokuar nga dy futbollistë të Mançester Junajdit me mesazhe dhe selfie të nxehta. Pas disa ngacmimesh, ajo ka vendosur të zbulojë emrat e tyre.
Sipas tabloidit anglez "The Sune", futbollistët janë 18-vjeçari holandez (me origjinë nga Gana) Fosu-Mensah dhe sulmuesi Martial.
"Nuk kanë as idenë më të vogël se si ta bëjnë për vete një femër",-ka thënë Aguilar. Për momentin rrëfimi i saj nuk është përgënjeshtruar nga dy futbollistët.
Ndërkaq, më herët modelja ka rrëfyer se Mario Baloteli është më i mirë në shtrat se Eshli Kole.