Futbollisti i Milanit perfshihet ne skandalin e patentave false

Futbollisti i Milanit përfshihet në skandalin e patentave false

Futbollisti i Milanit, Jeremy Manez është përfshirë në skandalin e trafikut të patentave false.

Jérémy_Ménez_Getty_Images-630x415Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Manez bashkë me disa personazhe të tjerë nga bota e spektaklit, është i lidhur me trafikun e patentave në Francë.

Lejet e drejtimit falsifikoheshin pranë një qyteze të Parisit dhe shuma që futbollistët paguanin për to shkonte në rreth 10 mijë euro.

33B7F5AC00000578-3568317-image-a-16_1462119918645Sipas "L'Equipe", Manez është njëri prej atyre që kanë përfituar në këtë skandal.

Rrjeti u zbulua pas ndalimit të drejtuesit të auto-shkollës, Patrik Antoneli. Për këtë të fundit, thuhet se është mik me personazhe të njohura nga bota e sportit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama