Fyerje e akuza ne Kuvend Rama-Islamit dhe Berishes Ke do njihte Enveri nga ne te tre po te ishte gjalle?

Fyerje e akuza ne Kuvend, Rama-Islamit dhe Berishes: Ke do njihte Enveri nga ne te tre po te ishte gjalle?

Hija e diktatorit komunist Enver Hoxha rikthehet herë pas herë në Kuvendin e Shqipërisë, ku palët akuzojnë njëra-tjetrën si komunistë dhe enveristë edhe pas 23 vitesh nga rënia e sistemit komunist. Në debatin e sotëm është përfshirë ish- socialisti Kastriot Islami, tashmë deputet i PD-së, ish kryeministri Sali Berisha dhe kryeministri Edi Rama.

“Po të ishte Enveri këtu sot në këtë sallë, kë do njihte nga ne të tre (Berisha, Rama e Kastriot Islami)? Sigurisht sekretarin e vet të partisë dhe profesorin e vet që e bëri profesor parlamenti. Mua Enveri nuk më njihte. Mund të të qëllojë që të lindësh dhe të jesh nipi, mbesa apo vajza dhe djali i dikujt, edhe pse unë jam më shumë se krenar për tim atë dhe jam shumë i lumtur kur shoh Saliun që përkulet para Nënë Shqipëri, atje kur shkon. Ama që të jesh me mendtë e tua dhe këmbët e tua dhe të shkosh ti rrish te dera dhe mos të të hapin derën, pastaj të bësh xhiro më varkë, duke thënë se unë jap jetën për shokun Hysni e unë për shoqen Vito Kapo e adhuroj dhe të vish këtu e të merresh me të shkuarën është fatkeqëësi e madhe. Por e përsëris ne kemi një sfidë në këtë parlament dhe ndonjëherë fatkeqësisht bie pre e nivelit të ulët ku e mbani ju bisedën. Kështu që nuk kam asgjë tjetër për të thënë sot dhe të përsëris se sfida jonë është të mos biem pre e asnjë banaliteti të kësaj natyre, ndërkohë që beteja nuk është me këta por me gjithë ato probleme që këta na kanë lënë në mes të rrugës. Sa për tjetrën që Obama fliska me Kerry dhe pastaj lajmërokan Kastriotin dhe qoftë dhe dhe ai Jozef Dolli e kë përmendi tjetër i qakan hallet me Kastriotin kjo është me siguri e lidhur me kohën kur i qante hallet me atë gruan marksiste leniniste në Francë. Di që ka mbetur PD në dorë të Saliut e Kastriotit, më mirë se kaq Enveri nuk do ua kishte punuar juve të Partisë suaj”, tha Rama.

Reagimi i kreut të qeverisë erdhi pas fyerjeve të përdorura nga Islami, ish-deputeti i partisë së tij i përjashtuar nga partia me bekimin e Ramës.

Ai e cilësoi kryeministrin injorant dhe pervers. “Këtij i djeg shume çfarë do them unë. Ky është kryeministri më qesharak, më mediokër, më injorant që kanë 28 vendet anetare. U ka thënë holandezëve që nuk kemi prostitucion, por kemi prostituta dhe prostitutat na i merrni ju neve. I ka ofenduar në PE se u ka thënë se shumica nuk dinë dallimin midis statusit dhe anëtarësimit ndaj nuk na e jepni statusin. Vjen në Tiranë i lumturuar me budallallëqet e tij. U thotë donatorëve edhe atyre gjermanë, që donacionet e juaja janë si këpucët e luftës së dytë botërore. Ky e adhuron Enverizmin dhe është enverist i tipit të Mao Ce Dunit. Është komunist pervers. Në 91 ka pasur 10 profesorë të elauruar në Francë dhe nuk keni asnjë në PS.”

Berisha e quan Taulant Ballën “përdhunues’ ndërsa Ramën ‘Spiro Koleka”

Ish kryeministri Sali Berisha ka perdorur fjale fyese ndaj deputetit Taulant Balla. Duke folur pas fjales se tij Berisha ju drejtua kryeministrit Rama duke i thënë se nxori ta përfaqësonte një person të akuzuar për përdhunim.

“Jam për ti thënë Edvin Kristaq Ramës se nxore fytyrën tënde të persekutonit. Nxorre genin e Spiro Kolekës. Nxore psikologjinë e urrejtjes që ke ndaj gjithë qenies njerëzore. Përdore një përdhunues nga ata të aleancës së qelbësirave i fotografuar dhe filmuar në denoncimin që i bëri një e sëmurë me AIDS të cilin kërkonte ta përdhunonte mostra që të përfaqësoi ty këtu. Tipik të Spiro Kolekës me mentalitetin tipik të të atit që firmosi varje intelektulësh edhe pas rënies së Murit të Berlinit. U zhveshur nga çdo normë morale. Në vend të mbyll gojën deputetëve të opozitës mendon të shuaj nga memorja e vendit paraqitjet e tij të droguara në këtë platformë. Mendon se me akte rrugaçërie banditeske do ketë mundësi të kapërcejë skandalet në të cilat është mbërthyer. Dje u shkarkua dyshi i policisë.


Dje anëtari i aleancës së qelbësirave u largua nga Drejtoreshë e Arsimit se merrte 6 mijë euro për emërim. Sekretari i përgjithshëm i mafjes shqiptare është sekretar i përgjithshëm në kryeministri, kryen shërbime nga më të zezat. Me se do e kalosh ti si do i kapërcesh ti këto duke krijuar incidente të ulëta në parlament sot një tjetër hero i tij u arrestua se falsifikoi pasaportat në grevën ku dogji për së gjalli ish të përndjekurit. Ky është një akt shumë i padrejtë. Nëse nderohen luftërat për liri dhe ata që luftuan. Ju i hoqët nga protokolli veteranet se do tregonin ato që ju thatë në mbledhjen me dyer të mbyllura.”- tha Berisha.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama