"Shqiptarët të kënaqur në çdo shtet ballkanik ku jetojnë dhe paqesim të nacionalizmit serb". Kjo është analiza që bën gazeta serbe e "Blic", mbi Ballkanin e ri që po përpiqen të krijojnë Gjermania, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Do të jetë gjithashtu një Ballkan i integruar plotesisht brenda Bashkimit Europian, me një treg të lirë të zhvilluar dhe qeverisje të drejtë.
Për të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor parashikohet afrimi dhe hyrja përfundimtare në bashkimin europian, zhvillim i tregut të lirë dhe qeverisjes së drejtë. Por, në të njëjtën kohë vendet perëndimore kërkojnë të paqësojne nacionalizmin serb duke zvogëluar ndikimin në Bosnje Hercegovinë.
Për shqiptarët, sipas Blic, perëndimi kërkon që ata të jenë plotesisht të kënaqur në çdo vend ballkanik ku jetojnë. Për maqedoninë kjo mund të nënkuptojë edhe federalizmin mes një pjese shqiptare dhe një maqedonase.
Pritet që Merkel gjatë vizitës në Tiranë të kërkojë qetësimin e tonëvë nacionaliste dhe kontrollimin e islamit radikal në Shqiperi, Kosovë dhe Maqedoni.